Albspirit

Media/News/Publishing

Rrëfimi i panjohur i bukuroshes Ornela Dushi

 

 

  • Bukuria shqiptare e ka emrin Ornela
  • Ja kush janë politikanët që më kanë propozuar
  • Kam pasur oferta nga shumë politikanë, por i kam refuzuar me neveri
  • Të isha kryeministre do bëja diçka për të varfrit
  • Më akuzojnë për ndërhyrje plastike, sukseset e mia vërtetojnë të kundërtën
  • Thjeshtësia dhe sinqeriteti janë dy tiparet që vlerësoj më shumë tek një mashkull

 

Hermes Nikaj

 

Kemi përzgjedhur një personazh tepër sharmant, bukuroshja Ornela Dushi, e cila është pjesë e botës së modelimit në Shqipëri. Kanë qenë bukuria, përkushtimi dhe puna e saj e palodhur ato të cilat e kanë dalluar dhe kanë bërë që ajo të ndjekë e të prekë ëndrrat. Ndihet e privilegjuar që ka përfaqësuar Shqipërinë në konkurse bukurie dhe shumë e apasionuar pas shërbimeve fotografike. Miss Ornela rrëfen për lexuesit eksperiencat e saj mbi modelingun, pasionet, jetën private dhe gjëra të pathëna kurrë më parë…

 

  • Jeni një nga modelet më të bukura shqiptare, që do të mbaheni mend për një kohë të gjatë nga publiku. A është privilegj të jesh e bukur?

 

Dushi: Të qënurit e bukur është privilegj i zotit dhe prindërve të mi, por unë do të përpiqem që këtë dhuratë dhe privilegj, ta alternoj me shpirtin e vyer njerëzor dhe karakterin tim.

 

  • Keni thënë se, modelingu është një hobi për ju, po edhe ja keni parë të mirën materiale besoj?

 

Dushi: Në Shqipëri nuk është se vlerësohet shumë modelingu, por gjithsesi mund të them që jam e kënaqur nga ajo që kam marrë si nga ana materiale po ashtu edhe shpirtërore.

 

  • Jeni ndjekëse e fiksuar e modës?

 

Dushi: Nuk mund të them se jam ndjekëse e fiksuar e modës, më pëlqen të vesh ato gjëra që mua më bëjnë të ndihem rehat.

 

  • Na tregoni një sekret bukurie që e ndiqni edhe vet…

 

Dushi: Sekreti i bukurisë time është dhuratë nga zoti dhe gjenetike nga prindërit e mi.

 

  • Çfarë vlerësoni më shumë tek një mashkull?

 

Dushi: Thjeshtësia dhe sinqeriteti janë dy tiparet që vlerësoj më shumë tek një mashkull.

 

  • A ka një mashkull në jetën tuaj?

 

Dushi: No comment!

 

  • Cilat janë planet e mëtejshme në lidhje me botën e spektaklit?

 

Dushi: Modelingu është një ndër to, pasi setet e fotove i adhuroj, ndërsa planet e tjera nuk mund t’i veçoj ende pa i realizuar.

 

  • Përveç modelingut, cili është pasioni i Ornelës?

 

Dushi: Arti në përgjithësi, gjithçka ka të bëjë me artin.

 

  • Sa lexon Ornela?

 

Dushi: Më parë lexoja më shumë, tani shikoj më shumë filma.

 

  • Çfarë ju bën të lumtur?

 

Dushi: Imtësitë që tregojnë kujdes, njerëzit modestë e të sinqertë, ndoshta rrallë ndeshemi me këto gjëra…kanë filluar t’më mungojnë.

 

  • Sikur vetëm 24 orë të ishit në krye të shtetit, cili do të ishte ndryshimi juaj i parë?

 

Dushi: Do të tentoja të bëja diçka për njerëzit në varfëri të skajshme, të cilët i shoh duke kërkuar ushqim në koshat e mbeturinave. Kjo më prek më së shumti.

 

  • Pjata juaj e preferuar?

 

Dushi: Spageti me fruta deti.

 

  • Mikja juaj më e mirë?

 

Dushi: Janë shumë, por do të veçoj Betën & Menën.

 

  • Personazhi shqiptar, i veshur më mirë sipas teje, është?

 

Dushi: Moderatorja Klea Huta, gjithnjë e kuruar në ekran.

 

  • A ke bërë plazh nudo, nëse jo, a e ke në plan?

 

Dushi: Jo, nuk kam bërë ndonjëherë plazh nudo dhe as e mendoj një gjë të tillë.

 

  • A të bien në qafë politikanët apo pasanikët?

 

Dushi: Po, ka ndodhur disa herë, por i kam refuzuar.

 

  • Pro, apo kundër ndërhyrjeve estetike?

 

Dushi: Pro, në rastet e nevojave, por gjithnjë duke ruajtur origjinalitetin.

 

 

  • Ju vetë, i jeni nënshtruar ndonjë ndërhyrje plastike?

 

Dushi: Më akuzojnë për ndërhyrje plastike, sukseset e mia vërtetojnë të kundërtën. Jam 100 % bio.

 

  • Fotografi apo stilisti më i mirë, sipas jush?

 

Dushi: Sonny. K Elson.

 

  • Së fundi, çfarë na ngeli pa thënë?

 

Dushi: U ndjeva shumë mirë dhe dua t’iu falënderoj ju dhe gjithë ata që i kanë dedikuar 10 minuta kësaj interviste. Zoti ju bekoftë & pushime të mbara!

Please follow and like us: