Albspirit

Media/News/Publishing

“Solar Impulse” fiton sfidën e fluturimit rreth botës

eeAvioni zviceran Solar Impulse fitoi sfidën për të kryer fluturimin e parë rreth botës pa përdorur as edhe një pikë karburant duke shfrytëzuar energjinë diellore.

Në fakt “Solar Impulse” përfundoi këtë mbrëmje pjesën e fundit të fluturimit të tij rreth botës duke u ulur në orën 04:05 sipas orës lokale në aeroportin e Abu Dhabit, pasi përshkroi më shumë se 43 000 kilometra në rreth një vit e katër muaj dhe 17 ndalesa nëpër katër kontinente, i pilotuar nga dy promotorët e këtij projekti, zviceranët Bertrand Piccard dhe Andre Borschberg.

“Kjo sipërmarrje e paprecedentë për një avion që furnizohet me energji diellore dhe në gjendje të fluturojë shumë ditë dhe netë pa karburant tregoi se teknologjitë e pastra mund të arrijnë të paarritshmen”, theksohet në një komunikatë të stafit të “Solar Impulse”.

Please follow and like us: