Albspirit

Media/News/Publishing

Të shtëna në Austin, Tekas, një i vrarë dhe disa të plagosur

 

Një grua 30 vjeçare është vrarë dhe katër persona të tjerë janë plagosur, të dielën në mëngjes, në qytetin Austin në Teksas, në SHBA, raporton CNN, duke iu referuar Qendrës Emergjente Mjekësore të rajonit të Austinit. Dy femra dhe një mashkull janë dërguar në Qendrën Spitalore Brackenridge, pasi janë plagosur me armë zjarri. Mediat ndërkombëtare njoftojnë se një burrë tjetër ka refuzuar trajtimin mjekësor. Sipas policisë së Austinit “kishte të shtëna të ndara brenda zonës së njëjtë. Të dyja skenat janë siguruar në këtë kohë”. Një dëshmitare ka treguar se i ka parë tre persona duke u shtënë me armë. Autoritetet kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i shmangen zonës së qendrës, transmeton Gazeta Express. Policia e Austinit e ka cilësuar ngjarjen si “një incident i sulmit aktiv”. Ende nuk është e qartë nëse sulmuesi është arrestuar apo jo. (r.m.)

Please follow and like us: