Albspirit

Media/News/Publishing

10 femrat më të bukura të njerëzimit!

Shumica prej tyre sot janë në moshë të thyer apo nuk janë fare në mesin tonë, megjithatë, jehona e bukurisë së tyre vazhdon të jetojë dhe do të rrojë sa të ekzistojë njerëzimi.
Bëhet fjalë për ikonat e bukurisë dhe jo vetëm, për të cilat është shkruar e stër-shkruar – e që kanë shënuar një epokë të tërë me prezencën e bukurisë së tyre në ekranet televizive (me përjashtim të agjentes Mata Hari). Ato jo vetëm që kanë mahnitur me bukurinë e tyre, por kanë lënë gjurmë të pashlyeshme dhe në botën e kinematografisë dhe të modës. Në vijim ju sjellim 10 ikonat e bukurisë botërore në fotografitë bardhë e zi, shkruan Gazeta Blic. Grace la gjurmë në historinë e njerëzimit, si ikonë e modës , kinematografisë, por dhe e bukurisë – madje, fytyra e saj konsiderohet si një prej fytyrave më të përkryera femërore.

Claudia përshkruhet si një prej femrave më të bukura italiane të të gjitha kohëve.

Elizabeth Taylor: Bukuroshja me sy karakteristik që dikur e kishte pushtuar Hollywoodin. Mjafton të thuhet, e martuar tetë herë me shtatë meshkuj të ndryshëm

Sophia Loren: Fituesja e çmimit akademik Oscar, sot njihet si një prej femrave me të bukura në historinë e njerëzimit. A kemi nevojë të shkruajmë diçka për biondinën e famshme, apo për femrën që njihet si seks simboli i të gjitha kohëve

Mata Hari (1876-1917) spiune dhe valltare ekzotike nga Holanda, e ekzekutuar gjatë Luftës I Botërore, si agjente e dyfishtë

Marlene Dietrich: Valltare, aktore, bukuroshe, çka mund të kërkohej më shumë prej aktores me prejardhje gjermane Marlene– që njihet si aktorja më e paguar e kinematografisë

Vivien Leigh: E njihur si aktore e përkryer, por dhe për bukurinë e saj.

 

Please follow and like us: