Albspirit

Media/News/Publishing

“Blic”- i serb paralajmëron: Ballkani sërish fuçi baruti, do të ketë luftë

E përditshmja më e madhe serbe, Blic ka dalë sot me një titull të madh apokaliptik për rajonin.

Në një analizë të plotë, duke cituar ekspertët e njohur, Blic thekson se dy fuqitë e mëdha, NATO dhe Rusia kanë përgatitur një skenar destabilizues për Ballkanin dhe madje ka hartuar edhe një listë me luftënxitësit, ku nga shqiptarët figuron vetëm Hashim Thaçi.

Ndërsa serbët kanë Ivica Daçiq dhe Vojislav Sheshel.

Slobodan Vukoviq është një sociolog i njohur serb, i cili ka analizuar konfliktet në hapësirën e ish-Jugosllavisë.

Sipas tij, panorama ballkanike është më shumë se shpërthyese.

“Kroatët po nderojnë ustashët pro-hitlerianë; Bosnja i hoqi urdhërin e ndalimit ish-komandantit të trupave bosnjake, Naser Oriç i akuzuar për krime lufte; Bekir Izetbegoviç kërkon Sanxhakun; Hashim Thaçi është bërë President i Kosovës, ndërsa SHBA dhe Britania e Madhe po shtyjnë Serbinë të zbatojnë sanksionet ndaj Rusisë dhe po e shoqërojnë këtë me një afrim me NATO-n. Këto nuk janë gjë tjetër vetëm se shenjat e kjametit”, thotë Vukoviq.

E përditshmja më e madhe serbe ka hapur gazetën me një grafik ku paraqet një fuçi të vjetër me fotot e protagonistëve, sipas saj të këtij tensioni të ri.

Në Serbi, në zgjedhjet e 24 prillit u rritën shumë radikalët e Sheshelit dhe sipas Blic kjo ka kontribuar më shumë në tensionimin e situatës dhe fryrjen e opinionit publik drejt një konflikti.

Po kur do të ndodhë?! “Shpejt!”, thekson gazeta duke vendosur si synim marrjen e Sanxhakut nga Bosnja dhe ridefinimin e kufijve ballkanikë…

Please follow and like us: