Çfarë fshihet pas urrejtjes Clinton-Putin
Fyerje dhe parodizma mes urrejtjes së lashtë të Hillary-t dhe carit rus. Ai nuk e merr në konsideratë atë: “Me femrat nuk diskutohet”. Ajo e krahason me Hitlerin dhe e imitoi si “maço”.
ANNA ZAFESOVA
“Me femrat është më mirë të mos diskutosh,” thotë Vladimir Putin, kur Hillary Clinton në vitin 2014 foli për aneksimin e Krimesë nga Rusia. Vështirë të thuhet se cili prej të dyve ka qenë më sulmues karshi tjetrit: ish-sekretarja amerikane e shtetit që e krahasonte Putin me Hitlerin, apo presidenti rus që e sheh Clinton-in si një grua të bezdisshme dhe të parëndësishme.
Një dialog mes Clinton-Putin do të ishte diçka e shtirur, dhe jo vetëm se për një rus 64-vjeçar me edukim sovjetik është gjithnjë e vështirë të marrë seriozisht një grua. Hillary dhe Putin janë përplasur tashmë me njëri-tjetrin, dhe e kanë deklaruar armiqësinë e tyre prej shumë vitesh.
Në Moskë është rrënjosur besimi se me presidentët amerikanë republikanë do të ketë gjithnjë raporte më të mira se me demokratët. Dhe përsa i përket ngjarjeve të Kremlinit, nga krahu Obama, Hillary gjithnjë ka qenë ajo që ka goditur më fortë Rusinë me deklaratat e saj.
Në vitin 2011, ajo detyroi Shtëpinë e Bardhë të ndikonte në mënyrë eksplicite tek protestuesit në Moskë që protestonin kundër mashtrimit zgjedhor në Duma duke thirrur “Putin Hajdut” dhe “Rusia pa Putin”. “Populli rus, si të gjithë popujt e tjerë ka të drejtë që zëri t’i dëgjohet dhe të ketë një numërim të ndershëm të votimeve”, kujton ambasadori i atëhershëm amerikan në Moskë, Michael McFaul.
Presidenti rus në atë kohë akuzoi publikisht Hillary-n se është nxitëse e vërtetë e marshimeve të protestës: “Sekretarja amerikane e shtetit i ka dhënë sinjalin disa anëtarëve të vendit tonë, që të nisin veprimin, duke pasur përkrahjen e Departamentit Amerikan”.
Mbështetja në Kiev
Të dielën e ardhshme kundërshtarët rusë shpërndanë në shesh dollar fals dhe mbanin kartona me fjalët “agjent Gosdep” që shkurtimisht në rusisht do të thotë Departamenti i Shteti. Që nga ai moment hyri një pjesë e Propagandës së Moskës.
Shfaqja në vitin 2014, e nënsekretares së shtetit Victoria Nuland – eksperte e Rusisë dhe zëdhënëse e Hillary-t – në Maidan të Kievit konfirmoi përfundimisht në sytë e diplomacisë ruse që Departamenti i Shtetit fshihej prapa çdo proteste që ndodhte në Kremlin. Dhe synimet e Hillary-t për të promovuar të drejtat e njeriut, zhvillimin e internetit dhe OJQ-ve të shoqërisë civile, ishin një objekt sulmi kundrejt politikave të Putinit.
Politikisht Clinton dhe Putin janë karaktere polare, por edhe në nivel personal, antipatia është e dukshme, deri kur Sekretarja e Shtetit solli në Moskë idenë për të rivendosur një dialog me Rusisë.
Si fillim, Hillary-t iu desh të “vuante” një vonesë nga Putin, që në atë kohë ishte vetëm kryeministër. Pas arriti me vonesë , filloi të fliste për politikat e gabuara të Shteteve të Bashkuara, dhe largoi menjëherë gazetarët nga takimi. Dhe më pas pjesën tjetër të bisedës na e tregon Hillary që thotë se Putin e çoi në studion e tij për t’i treguar një hartë të madhe dhe angazhimin e tij për tigrat dhe arinjtë polarë.
Imitimi
Një pikënisje e armiqësisë së tyre të përjetshme ishte kur Hillary përqeshte të ecurën dhe mënyrën e të folurit të Putinit. D
he kur ishte në Departamentin e Shtetit, Hillary i ka dërguar Obamës një memorandum me tre faqe e gjysmë ku shkruante se Rusia e Putin ishte në rrezik dhe se duhej marrë një qëndrim më i ashpër kundër tij./La Stampa/