Albspirit

Media/News/Publishing

Clinton akuza Rusisë, Kremlini urdhëroi hakimin e serverit të demokratëve

Kandidatja e demokrateve në garën presidenciale, Hilary Klinton, ka lëshuar akuza të drejtpërdrejta në drejtim të Rusisë, duke deklaruar se hakimi i serverit që përdorej për fushatën e saj si dhe i dhjetëra e-maileve të shkëmbyer mes zyrtarëve më të lartë të forcës politikes në të cilën ajo bën pjesë është urdhëruar nga qeveria ruse.

Ajo shtoi se mbështetja e Trump për Presidentin Vladimir Putin, është një çështje për të cilën duhet të ketë reagim, pasi sipas saj, cenon sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

 “Ne e dimë se shërbimet inteligjente ruse kanë hakuar serverin e demokratëve dhe e dimë se ata bënë të mundur publikimin e tyre. Gjithashtu, më duhet të them se Donald Trump ka shfaqur një gatishmëri të çuditshme për të mbështetur Vladimir Putin, ndaj besoj se kjo është një çështje për të cilën duhet të shqetësohemi. Kjo simpati përbën një rrezik për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, u shpreh Hillary Clinton në një intervistë për, Fox Nevvs.

Lajmi që pas hakimit të serverave të Partisë Demokrate në Shtetet e Bashkuara qëndron Rusia ka qarkulluar gjerësisht  në mediat amerikanë, por megjithatë, Uashingtoni nuk ka bërë asnjë akuzë zyrtare në drejtim të Moskës.

Kjo është hera e parë që një përfaqësues i demokratëve bën fajtor Rusinë për materialet e publikuara. Hakimi i serverave të Hillary Clinton erdhi vetëm pak ditë pasi site i njohur Wikileaks publikoi afro 33.000 emaile të shkëmbyer mes zyrtarëve më të lartë të Partisë demokrate, ku dukeshin qartë përpjekjet për të favorizuar fushatën e ish-sekretares së Shtetit si dhe për të penguar atë të ish-rivalit të saj në garën partiake, Bernie Sanders. Kjo gjë detyroi edhe kryetaren e partisë, Debbie Uesërmen Shuls që të japë dorëheqjen.

Please follow and like us: