Albspirit

Media/News/Publishing

Gulen në CNN: S’kam asnjë rol në grushtin e shtetit; skenar i denjë për Hollivud

Gjatë një interviste dhënë CNN-it, kleriku    Fethullah Gulen, ka mohuar kategorisht që ai të jetë implikuar në grushtin e dështuar të shtetit në Turqi. Gjatë përgjigjeve dhënë pyetjeve të gazetarit Fareed Zakaria, ai tha se nëse ka diçka që unë t’ia kem thënë ndonjërit në lidhje me atë ngjarje, verbalisht, apo nëse ka ndonjë bisedë telefonike, madje edhe nëse vetëm një e dhjeta e kësaj akuze të jetë e bazuar diku, unë do të gjunjëzohesha dhe do të thoja: Po, ata janë duke thënë të vërtetën. Lejojini ata të më marrin e të më varin”. Deklarimi i pazakontë i Gulenit, pasoi dyshimin e tij se mundet që ndokush prej simpatizantëve të tij vërtet të ishte implikuar në atë ngjarje, por që kursesi ai vetë nuk kishte lidhje me të. “Disa persona organizuan një skenar. Atëherë, dikush që mund të konsiderohet fans i kësaj e udhëhoqi popullin drejt këtij skenari”, tha ai, duke shtuat se “ky duket më shumë si një skenar i denjë për filma Hollivudi, sesa një tentativë për grusht shteti. Duket më shumë si një skenar i realizuar në perfeksion. Nga ajo që shihet, kuptohet se ata e kishin përgatitur terrenin për të realizuar atë që kishin planifikuar”, ka thënë Gulen. Por ai nuk ka pohuar se në këtë komplot mund të ketë gisht vetë Erdogani, pavarësisht armiqësisë së thiktë mes tyre. “Do të më duhej të dorëzohesha përpara Zotit, përpara se të bëja një akuzë të tillë. E them këtë sepse jam llogaridhënës vetëm para Zotit”, theksoi Gulen.

Please follow and like us: