Gulen: Unë lutem për Erdogan…
Kleriku mysliman Fetullah Gulen në një internistë dhënë për një nga analistët më të mirë amerikan Fareed Zakaria, tha se mbështetës të tij mund të jenë përfshirë në grushtin e shtetit në Turqi, por deklaron me forcë se ai nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë dhe nuk kishte dijeni për këtë.
Në intervistën publikuar për CNN, Gulen bëri edhe një herë thirrje që një komision ndërkombëtar të hetojë puçin ushtarak të 15 korrik në Turqi që dështoi që në krye të herës. Kryengritja shkaktoi 270 viktima dhe çoi në një valë arrestimesh. Kleriku thotë gjatë intervistës se ajo që ndodhi në Turqi i ngjason një skenari Hollivudi.
“Ajo duket më shumë si një film Hollivudi se sa një grusht ushtarak shteti”, tha Gulen.
I pyetur nëse prapa këtij skenari qëndron vetë Presidenti Rexhep Taip Erdogan, Gulen tha se “nuk marr përsipër një shpifje të tillë pas pasur prova”.
“Unë do ta paraqesë veten për Zotit para se të bëj një akuzë të tillë. Unë jam përgjegjës përpara Zotit”.
“Unë kam qenë gjithmonë kundër grushteve të shtetit dhe i mallkoj ata që i organizojnë”, tha ai. “Unë do t’i mallkoj ata njerëz që përdorin grushte shteti ndaj demokracisë, lirisë dhe Republikës”.
Turqia ka kërkuar ekstradimin e zt.Gulen, dhe Uashingtoni sipas CNN-n ekstradon vetëm ata persona që kanë kryer akte kriminale. Tradhtia e pretenduar nga Erdogan nuk përfshihet tek aktet e ekstradimit.
Por, pse nuk kthehet në Turqi Fetullah Gulen, i cili jeton në Pensilvani që prej vitit 1999? Sipas areed Zakarias, kthimi i tij vetëm sa do të komplikonte gjërat.
I pyetur nëse kishte një mesazh për Presidentin Erdogan, Gulen thotë: “Unë vetëm lutem që ai nuk do të shkojë para Zotit me gjithë këto mëkate që ka kryer”.