Hushi Agim: Dorëheqja e Ilir Kernit ishte e dhimbshme
Dorëheqja e Ilir Kernit ishte e dhimbshme.
Për çdo artist, që është rritur dhe ka lidhur jetën e tij me skenën, kjo është akoma edhe më e dhimbshme se sa vetë dorhëqja e tij, e një drejtori.
Shpresoj që qytetarët dhe artdashësit t’i shohin këto ngjarje në TKOB, përtej syzeve partiake dhe t’i gjykojnë si momente dhe përpjekje të natyrshme, mbi të gjitha të vetë Ilirit, që ky institucion të përfaqësohet dhe menaxhohet në mënyrën më optimale!
Personalisht, aq sa ma ka lejuar statusi im prej artisti dhe qytetari, kam dhënë mendimin dhe shprehur opnionin tim hapur dhe qartë.
Së pari, artistëve u është hequr liria që është shpirti i artistit.
T’u kërkosh orarin artistëve në emër të reformës, që të vegjetojnë, në vend që t’i bësh secilit një program të detajuar pune, provash dhe shfaqjesh, t;u japësh atyre lirinë të zhvillojnë aktivitete kudo ku t’u jepet mundësia, madje të ngrësh edhe një zyrë menaxhuese, që jo vetëm të fuqizohen ekonomikisht, por dhe profesionalisht; është vërtet mungesë vizioni.
Të kthesh politikën e Operas në një gjueti shtrigash, denigruese në vend të asaj të hapjes, afrimit, mbështetjes dhe konkurencës së hapur skenike profesionale, përballë spektatorit, kritikës profesionale; është vërtet dhunë jo vetëm mbi artistët, të rinjve që pothuajse u janë mbyllur dyert e teatrit, por edhe të vetë të ardhmes së lirikës shqiptare…
Të fshish historinë e një teatri është e pafalshme…
Ka shumë, shumë gjëra që nuk janë bërë dhe duhej të ishin bërë!
Por ama fakti që një institucion i tillë elitar kombëtar trajtohet si teatër bashkiie është padyshim mungesa më e madhe e vizionit të atyre që drejtojnë kulturën sot…