Kërcënimet ruse sjellin në Tiranë kreun e NATO-s, Stoltenberg
Në mënyrë të beftë, do e vizitojë nesër Tiranën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Ai do ta takohet me të gjithë krerët e shtetit, e në fund do të ketë një konferencë të përbashkët shtypi me shefin e qeverisë Rama. Motivet e kësaj vizitë të papritur në Tiranë të kreut të aleancës më të madhe ushtarake në botë, janë sjellë rreth terrorizmit. Por, duke gjykuar nga zhvillimet më të fundit në arenën ndërkombëtare, acarimit të Moskës me Ankaranë, por dhe me pranimin e ftesës së Malit të Zi për t’u anëtarësuar në NATO, nuk është e vështirë të kuptohet fryma anti-ruse e kësaj vizite.
Please follow and like us: