Albspirit

Media/News/Publishing

Kim Jong Un: Bombë me hidrogjen për tu mbrojtur nga amerikanët

Në fjalën e tij në Ministrinë e Mbrojtjes, lideri Kim Jong Un thotë se vendi komunist ka kryer testin e bombës me hidrogjen si një hap vetëmbrojtje kundër kërcënimit që vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai shprehet se vendi i tij ka të drejtë sovrane të kryejë teste dhe prova bërthamore dhe s’ka pse të kritikohet për këtë. Siç ndodh zakonisht, televizioni shtetëror nuk ka dhënë datën e saktë të vizitës së Kim në Ministrinë e Mbrojtjes apo detaje të tjera. Testi i katërt bërthamor i Koresë së Veriut u krye të mërkurën duke shkaktuar shqetësim të madh tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina, edhe pse vendet janë skeptike nëse Koreja e Veriut ka kryer vërtet testin e bombës me hidrogjen apo është thjesht plan i politikave të saj presionuese.

Please follow and like us: