Albspirit

Media/News/Publishing

Kirgistani: Pretendimet e Turqisë janë absurde 

 

Presidenti i Kirgistanit Almazbek Atambayev, ka reaguar ndaj Ministrit të Jashtëm të Turqisë Mevlyt Çavushoglu pas akuzave që bëri ky i fundit se pjesëtarët e Lëvizjes Hizmet mund të tentojnë puç ushtarak në Kirgistan.

Duke i quajtur këto pretendime absurde Almazbek Atambayev, tha: “Ky pretendim është absurd. Nëse janë kaq të zgjuar atëherë pse nuk e diktuan më herët puçin ushtarak. Ne patjetër që do e marrim parasysh këtë pretendim dhe do hetojmë rreth kësaj çështje. Por s’ka nevojë që të na mësojnë dhe të na frikësojnë me këto pretendime”. Ai falënderoi Turqinë për ndihmën e dhënë në kohë të vështira, por theksoi se Kirgistani është shtet i pavarur dhe çfarë është e nevojshme e vendosim vetë. “Shtetet duhet të ndihmojnë pa asnjë përfitim të ndërsjellët. Prandaj mos prisni që t’ju themi ‘ok’ për çdo kërkesë tuajën”, tha presidenti i Kirgistani

Please follow and like us: