Albspirit

Media/News/Publishing

Kur muaji fillon të hënën/Rasti që ka një domethënie…

E hëna, siç dihet, është emri i bazuar tek Hëna (nga angl. Monday – after the moon). Në latinisht, ndryshe njihet edhe si dies lunae (dita e Hënës). Ky është interpretimi pas të cilit është bazuar edhe anglishtja e vjetër. Thuhet se edhe në traditat pagane, dita e hënë ishte e dedikuar për perëndeshën e Hënës, por po ashtu edhe në traditat kristiane më vonë, u ndoq e njëjta teori. Në mes të ditëve të para dhe të dyta, errësira ishte ajo që ndante dritën e diellit nga drita e Hënës.

Por më vonë, nga studimet, rasti i rrallë që u evidentua ishte edhe kur muaji niste ditën e hënë. Mund të ndodhë shumë rrallë gjatë një viti (jo më shumë se 3 herë.)

Për këtë vit, kjo është e hëna e dytë dhe e fundit kur muaji nis pikërisht në fillim të javës. Muaji i parë ishte shkurti (1 shkurt 2016).

Në të gjithë kalendarët, ky është një fenomen i rrallë që ndodh shumë pak herë gjatë një viti. Thuhet se të tilla data janë vendosur për të caktuar ngjarje të veçanta të së kaluarës apo së ardhmes. Po ashtu, mendohet se ditët kur muaji fillon ditën e hënë janë më të freskëta, më imagjinare dhe ditët më të rekomanduara për të nisur një punë të re. Këto të hëna janë edhe ditë më të lira dhe më të dashura. Në të gjithë botën, në të tilla raste organizohen evente të veçanta, me qëllim që të mbahen mend gjatë.

Nuk shpjegohet ende asgjë shkencërisht, por metodat e fundit të studimeve mbështeten në algoritme të veçanta për të përcaktuar ditët e javës në një rast si ky, kur muaji fillon ditën e hënë.

Çfarë duhet të bësh?

Bëj një gjë ndryshe nga të gjitha ditët që ta mbash mend gjatë dhe mos harro që hera tjetër kur vjen kjo rastësi është 1 maj 2017 – e vetmja datë e vitit 2017 kur muaji fillon të hënën.

Hëna e plotë në muajin gusht do të jetë në datën 18./Class

Please follow and like us: