Kylie Minogue, një trup që ia kanë zili edhe 20-vjeçaret
Kylie Minogue është 48 vjeçe, por shumë prej vajzave që kanë gjysmën e moshës së saj do të donin formën trupore që ka ajo.
Këngëtarja australiane ka kaluar disa ditë pushimi në Portofino, Itali, ku është fotografuar së bashku me të dashurin e saj, 28-vjeçarin Joshua Sasse.
Siç tregojnë edhe fotot, këngëtarja nuk e ka vrarë shumë mendjen për pamjen e jashtme, por ka shijuar ditën me diell dhe ujin e kristaltë.
Minogue shfaqet e buzëqeshur dhe pa makijazh në fytyrë.
Please follow and like us: