Albspirit

Media/News/Publishing

Megi Ajtyresa: E dini pse jeni e “dënuar” të sulmoheni?

Znj.Vlahutin, E dini pse jeni e “denuar” të sulmoheni? Sepse doni të ndryshoni batakun në të cilin ka rënë ky vend. Fakti që ju jeni në krahun e europianizimit të Shqipërisë, vendosjes në shina të drejtësisë juve ju bën të keqe, madje aq problematike saqë nuk duhet të habiteni edhe nëse do shikoni “turma” rrugëve të atdheut duke kërkuar largimin tuaj (nuk e kemi për herë të parë, na e tregon edhe historia). Ju nuk na duheni e dashur znj.Vlahutin, sepse ju guxoni, guxoni të nandyshoni rrjedhën e mbrapshtë që e ka kap për fyti këtë vend. Nëse do vije në Shqipëri dhe të bijë dakort me të mbrapshtën, do të donin shumë, asnjërit nuk do i binte ndërmend të gërmonte mbi jetën tuaj … Por ju gabuat, gabuat rëndë e dashur… Ndërhytë tek interesat e palaço-politikës tonë… Ia tregojmë ne Bashkimit Europian se kush jeni ju, ato nuk mund të kenë informacion për ju, sepse nuk kanë mjetet e nevojshme të informimit… Mbi të gjitha, nuk kanë as inatin që ne kemi me ju.  Guxoni ju që europën të na e sillni aq pranë?!
Guxoni të na tregoni rrugën e duhur? Europa në Shqipëri e dashur Znj.Vlahutin, është si një dimension i papercaktuar… Europa për shqipëtarë është toka e premtuar por që s’do ta prekim kurrë… Europa është për fushatë por jo për ta jetësuar. S’mund të jetë realiteti ynë… Vijini gishtin kokës Znj.Vlahutin, nëse doni të rroni e qetë në Shqiperi, mbyllni gojën dhe thoni vetëm dakort, me çdo lloj maskaralleku. Në të kundërt, ky është vetëm fillimi i një lufte ballore, dhe siç historia na e tregon, e keqja triumfon gjithmonë në këtë vënd…

(P.S Dërgojani edhe ambasadori Lu këtë mesazh se edhe ai po vazhdoi me këtë temp nuk del dot pa u lagur)

Please follow and like us: