Melani, zbulohen foto të tjera të zonjës Tramp kur ishte modele
Ajo ka thënë se e admiron forcën e bashkëshortit të saj dhe punën e tij të madhe. Por vetëm tani mund të kuptojmë çfarë ndodhi me Donald Tramp kur ai pa për herë të parë gruan e tij të tretë, Melani. Një seri tjetër fotosh është publikuar edhe nga “Daily Mail”, ku ish-modelja shfaqet në moshën 25-vjeçare teksa pozon për një revistë franceze.
Në një nga fotot, modelja e lindur në Slloveni është duke pozuar në Manhanatan në vitin 1995 në një varkë dhe e veshur vetëm me veshje plazhi.
Ndërsa në një foto tjetër, ajo shfaqet në krevat, së bashku me një femër tjetër.
Më parë u publikuan disa foto ku Melanie Tramp, e cila mund të bëhet Zonja e Parë e Amerikës, ka pozuar nudo. 46-vjeçarja, 20 vite më parë, ka pozuar nudo për “Maks Magazine”. Dy dekada më parë, Melanie Knaus nuk ishte njohur me Tramp dhe në atë kohë punonte si modele.