Albspirit

Media/News/Publishing

Politikanët, prokurorët dhe gjyqtarët në duart e BE-SHBA, nis nga FBI hetimi i të gjitha pasurive

 

E gjithë pasuria e zyrtarëve dhe pushtetarëve shqiptarë do të kalojë në një filtër të hollë verifikimi për të indentifikuar dhe sekuestruar pasurinë e vënë në mënyre të paligjshme. Reforma në drejtësi ka të parashikuar që shtatë institucione të shtetit shqiptar që ngrihen pas miratimit të 7 ligjeve të para që pason reformën në drejtësi do bashkëpunojnë me autoritetet partnere evropiane dhe amerikane në verifikimin e llogarive bankare të gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve në bankat jashtë vendit. Ndërsa për pasuritë e depozituara në Shqipëri në bazë të ligjit bankat e nivelit të dytë janë të detyruara të japin informacion për subjektet.
Llogaritë bankare të pushtetarëve shqiptarë të depozituara në bankat jashtë vendit do të verifikohen nga ekipe të përbashkëta mes institucioneve shqiptare me ato ndërkombëtare.
Institucionet që ngrihen bazuar në 7 ligjet e emergjencës pas reformës në drejtësi do të bashkëpunojnë me autoritetet  partnere amerikane dhe evropiane per të idenifikuar dhe konfiksuar pasuritë e gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve të vëna në mënyre te padrejtë.
Ndryshimet që i janë bërë Kushtetutës në kuadrin e reformës në drejtësi parashikojnë edhe sesi do të funksionojë ky kontroll dhe se cilat do të jenë konpetencat e institucioneve.
Fillimisht do të gjurmohen pasuritë e paligjshme të prokurorëve dhe gjyqtarëve, në kuadër të zbatimit të ligjit për vlerësimin e tyre, ndërsa më pas në shënjestër do të jenë politikanët.
Për këtë qëllim, janë parashikuar ekipe të përbashkëta hetimore me SHBA-BE, jo vetëm për pasuritë e fshehura jashtë, por për të gjitha veprat penale në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës Speciale.
Sa i takon pasurive brenda vendit, sipas ligjit bankat e nivelit të dytë dhe subjektet e tjera që ushtrojnë aktivitete bankare dhe financiare janë të detyruara të japin informacion mbi depozitat, llogaritë dhe transaksionet e kryera nga subjektet.
Institucionet e kontrollit do të kenë akses të pakufizuar në të dhënat mbi marrëdhënie të mundshme biznesi, veprimtari tregtare ose veprimtari të tjera profesionale si dhe në të dhënat që provojnë ekzistencën e parave fizike ose mjeteve apo instrumenteve të tjera të tregut të parasë ose të pagesave.
Institucionet që do të angazhohen për të kryer verifikimet janë  sipas rasteve, Prokuroria e Posaçme, Byroja Kombëtare e Hetimit, Seksioni i Hetimit Financiar pranë Prokurorisë së Posaçme, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Shërbimet Informative, kryesisht Shërbimi Informativ Shtetëror.
Institucionet do të asistohen me ekspertët të financave, llogaritarë, juristë, përkthyes si dhe nga hetues nga SHBA-BE, të cilët do të jenë pjesë Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Por si do te ndoshë kontrolli? Fillimisht, prokurorët dhe gjyqtarët do të plotësojnë një deklaratë të plotë pasurie, ku duhet të deklarojnë të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, brenda dhe jashtë vendit.
Prokurori dhe gjyqtari duhet të paraqesë të gjitha dokumentet që justifikojnë vërtetësinë e deklarimeve për ligjshmërinë e burimit të krijimit të pasurive.
Kjo proçedurë do të kryhet në kuadër të rivlerësimit, por i njëjti standard do të ndiqet edhe për politikanët, rast pas rasti.
Please follow and like us: