Rita Ora në ballinën e “Cosmopolitan”
Rita Ora e ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, përmes së cilës ka paralajmëruar se do të përfshihet në ballinën e numrit më të ri të revistës “Cosmopolitan UK”.
Në fotografinë e kësaj balline, ajo shfaqet shumë simpatike dhe sensuale, me një grim të lehtë, dhe e veshur me një xhemper ngjyrë rozë dhe një palë atlete të markës Adidas.
Titulli që revista i ka vënë këtij shkrimi është “Si arriti Rita të shndërrohet nga një refugjat, në një superyll botëror”, transmeton emisioni Express Summer i KTV-së.
Ndër të tjera, këngëtarja me origjinë kosovare ka treguar se kjo intervistë i dedikohet 3-vjetorit të bashkëpunimit të saj me markën e njohur sportive Adidas.
Revista ende nuk ka dalë në shitje, por do të publikohet në 15 shtete të botës, me bukuroshen Ora në ballinën e saj.
https://www.instagram.com/p/BIkF5voAwGv/embed/captioned/?v=7
Please follow and like us: