Albspirit

Media/News/Publishing

Detajet e takimit/ Meta-Meidani flasin për qeveri të re konsensuale

Ishin më shumë se dy orë takim, një drekë e konsumuar mes tre miqve të vjetër socialistë, siç e cilësoi ish-deputeti socialist Koço Kokëdhoma.

Në një prej lokaleve të kryeqytetit në zonën e ish-Bllokut, kreu i Kuvendit Ilir Meta kishte ftuar sot ish-presidentin Rexhep Meidani dhe ish-deputetin socialist Kokëdhima.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ish presidenti Rexhep Meidani dhe deputeti i PD, Kastriot Islami, gjate Konferences Rajonale “Integrimi rajonal i Ballkanit perendimor, nje shtyse per rritje ekonomike dhe stabilitetin”.

Në fund të takimit, vetëm socialisti Kokëdhima ka pranuar të flasë për mediat dhe i pyetur për krisjen e koalicionit PS-LSI, ka thënë se dy partitë e mëdha do dinë se si t’i zgjidhin problemet.

Por “Panorama.al” ka mundur të sigurojë detaje nga takimi i sotëm, ku burimet thanë se është biseduar në tryezë për një qeveri të re konsensuale.

Diskutimi se si mund të arrihet që qeverisja e koalicionit Meta-Rama të zgjasë, ka prekur edhe disa nga pikat e nxehta që në opinionin publik tashmë janë ngritur si pikëpyetje.

Diskutimi ka shkuar tek zgjidhjet e mundshme, rrugët si mund të arrihet vazhdimësia e koalicionit, si janë numrat dhe formulat e mundshme per krijimin e qeverisë së re që ti shërbejë vendit, konsensusit dhe rifitimit të besimit si të shqipëtarëve për qeverinë e tyre, si të ndërkombëtarve për ecje para e progres por dhe për të qetësuar gjithë palët për zgjedhje të lira e të ndershme.

Prej javësh po flitet për marrëdhëniet e krisura tashmë mes Edi Ramës dhe Ilir Metës dhe ky i fundit me lëvizjet që po bën duket se po planifikon diçka për në Shtator.

Ajo që diskutohet në kafet e Tiranës është një dalje nga Qeveria e Ilir Metës dhe 20 deputetëve të tij dhe diskutimi i një qeverie teknike.

Ndërkohë që 24 orët e fundit emri i Rexhep Meidanit është përfolur si kandidati i mundshëm për kryeministër i kësaj qeverie teknike.

Marrëdhëniet brenda koalicionit të majtë qeverisës, nuk janë më ato të shtatorit 2013, kur ata hynë në zyrat e pushtetit.

Ish-kryeministri Pandeli Majko pohoi para disa ditësh se koalicioni qeverisës po përjeton tensione të brendshme, gjë që u bë më e dukshme gjatë diskutimit të reformës së drejtësisë.

Duke pohuar se ka tendenca nga ana e LSI-së për një afrim me Partinë Demokratike, deputeti socialist thotë se këto lëvizje nuk duhen gjykuar negativisht. Partia Socialiste, tha ai, në marrëdhënie me partnerët në koalicion, ka për detyrë të diktojë tonin e qeverisjes, larg aludimeve, larg akuzave, apo intrigave, por me diskutim të hapur e transparent.

Please follow and like us: