Albspirit

Media/News/Publishing

Serbia s’mund të hyjë në BE pa fqinjësi të mirë me Kosovën

 

Bruksel, 1 gusht 2016 – Kapitulli 35, që mbulon raportet midis Serbisë e Kosovës, do të jetë njëri nga më të rëndët në negociatat e Serbisë me Bashkimin Europian. Ai me siguri do të mbyllet në fund të bisedimeve për hyrjen e Serbisë në BE, deklaroi për portalin European Western Balkans kryesuesi i Komitetit për Çështje Europiane të Bundestagut Gjerman, Gunter Krigaum.

Ai tha se gjatë disa viteve të shkruara është arritur një përparim i madh në marrëdhëniet midis Serbisë e Kosovës, porse dy vendet ende nuk kanë marrëdhënie të mira ndërfqinjësore ashtu siç i ka Gjermania me fqinjët e saj.

Duke folur për pengesat me të cilat ballafaqohet Serbia në rrugën e saj të anëtarësimit në BE, Kirhbaum tha se të gjitha vendet ish-komuniste gjatë tranzicionit përballen me sfida të ngjashme, dhe shtoi se ato duhet të përmbushin standardet europiane , siç janë pavarësia e gjyqësorit, ndarja e pushteteve, liria e medieve, mbrojtja e pakicave, realizimi i fqinjësisë së mirë dhe lufta aktive kundër korrupsionit në të gjitha nivelet e pushtetit.

Please follow and like us: