Albspirit

Media/News/Publishing

Ukrainë, kritika për komentet e Trumpit për Krimenë

Politikanët e Ukrainës e kanë kritikuar të nominuarin republikan për president amerikan, Donald Trump, për komentet e tij të fundit për Krimenë.

Në një intervistë të mbrëmshme, zoti Trump tha se nëse do të zgjedhej president, do ta shqyrtonte njohjen e aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë.

Në komentet e tij në rrjetin Facebook, ministri i brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov, këto komente i ka cilësuar si “të turpshme” dhe se personi “margjinal, që e mbështet diktaturën e Putinit, nuk mund të jetë garantues i lirive demokratike në Shtetet e Bashkuara dhe në botë”.

Ish-kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, ka vlerësuar se komentet e Trumpit janë “sfidë për vlerat e botës së lirë”.

“Kjo vështirë se mund të quhet injorancë”, tha Yatsenyuk, dhe ka shtuar se “kjo është shkelje e moralit dhe e parimeve civilizuese”.

Please follow and like us: