Ermonela Jaho për Ilir Kernin: Faleminderit që hape TKOB për artistët në botë
Pasi drejtori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Ilir Kërni, dha dorëheqjen, ai ka marrë vlerësime nga kolegë e artistë.
Një prej tyre është sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho e cila e ka falënderuar Kërnin për punën e mirë që ka bërë kur ishte në drejtim të TKOB. “Faleminderit Ilir për punën e palodhur përgjatë këtyre tre viteve, hapjen e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Balaetit për të gjithë artistet shqiptarë në mbarë botën, respektin dhe dashurinë e treguar ndaj nesh, nisjen e lidhjeve me shumë institucione të artit të rajonit dhe shumë e shumë të tjera….. Shpresoj që kushdo që do të marrë drejtimin e institucionit pas jush, të vazhdojë çdo gjë pozitive që ju filluat…. “Të ndërtojmë diçka që do jetojë më shumë se ne”. Këto janë fjalët që Ermonela Jaho i ka dedikuar Ilir Kernit, në Facebook e saj, ku ka postuar edhe një foto me të.