Albspirit

Media/News/Publishing

Hollande: Traplleqet e Trump janë të neveritshme

 

Presidenti francez, Francois Hollande, ka deklaruar se Donald Trump po e tepron gjithnjë e më shumë.

“Gafat e tij të bëjnë të vjellësh, veçanërisht kur Trump foli keq për një ushtar, për rëndoi kujtimin e tij,” tha Hollande para gazetarëve në Paris. Udhëheqësi francez po i referohej një grindje mes Trump dhe prindërve të një ushtari myslimanë të vrarë, deklaratë e cila ka tronditur ronditur fushatën presidenciale vetëm tre muaj para zgjedhjeve të nëntorit. Hollande ato komente i ka quajtur ‘si të dëmshme dhe poshtëruese’. “Demokracia është në rrezik, siç e shohim gjithnjë e më shumë njerëz janë të tunduar nga autoritarizmi, sidomos në Shtetet e Bashkuara”, tha ai. “Nëse populli amerikan vendos të zgjedhë Donald Trump si president, do të ketë pasoja, për shkak se zgjedhjet në SHBA janë zgjedhje globale,” shtoi ai.