Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadori Delawie reagon për “Pronto II”

 

Prishtinë, 3 gusht 2016 – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, ka reaguar lidhur me aferën e përgjimeve, të ashtuquajtur “Pronto II”.

Sipas tij, palët e përfshira në këto përgjime duhet ta bëjnë një analizë të plotë dhe transparente dhe askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.

“Po e përcjell çështjen e Pronto II. I inkurajoj palët e përfshira që të vazhdojnë me një analizë të plotë dhe transparente. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin”, ka shkruar ambasadori amerikan në llogarinë e tij në Twitter.

Përgjimet flasin për përfshirjen e shefit të grupit parlamentar të PDK-së në emërime e punësime të bashkëpartiakëve në agjenci shtetërore si edhe në agjenci të pavarura e kë kompani publike.

Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi, ka deklaruar se përgjimet e publikuara në medie kanë qenë në dispozicion të prokurorisë dhe një prokuror ndërkombëtar nuk ka gjetur elemente të veprës penale. (r.m.)

Please follow and like us: