Ambasadorja e Kinës Jiang Yu takohet me drejtorin e ri të RTSH
Ambasadorja e Kinës në Shqipëri znj.Jiang Yu u takua të mërkurën me drejtorin e ri të përgjithshëm të Radio-Televizionit Shqiptar, z.Thoma Gëllçi. Të dy palët shkëmbyen mendimet për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e radio-televizionit.Ambasadorja Jiang pasi uroi z.Gëllçin për detyrën e re u shpreh se marrëdhëniet e bashkëpunimit miqësor kino-shqiptar janë zhvilluar pandërprerë, bashkëpunimi dypalësh në të gjitha fushat është bërë më i ngushtë dhe Kina e Shqipëria kanë zhvilluar shkëmbimet e bashkëpunimin e efektshëm në fushën e radio-televizionit. Projektet e shumëllojshme të bashkëpunimit midis televizioneve e radiove kombëtare të Kinës e Shqipërisë kanë nxitur shkëmbimet midis medieve të të dy vendeve, duke shtuar njohjen mes dy popujve. Jiang Yu shtoi se ambasada e Kinës në Shqipëri do të vazhdojë ta përkrahë aktivisht bashkëpunimin mediatik të dy vendeve duke luajtur një rol të veçantë për thellimin e njohjes midis dy popujve.
Z. Gëllçi e njohu ambasadoren Jiang Yu me gjendjen e Drejtorisë së Përgjithshme të RTSH-së dhe të televizionit e radios kombëtare pranë Drejtorisë dhe u shpreh se Drejtoria e Përgjithshme e RTSH-së ka ruajtur marrëdhënie të mira të bashkëpunimi me Drejtorinë e Përgjithshme Shtetërore të Shtypit e të Radio-Televizion-Filmit të Kinës. Ai tha se si drejtor i ri, do të nxisë më tej shkëmbimet e bashkëpunimin shqiptaro-kinez në fushën e radio-televizionit dhe do të përkrahë shkëmbimet njerëzore midis dy vendeve duke luajtur një rol aktiv për forcimin e miqësisë midis dy popujve.