Dënohen me burgim të përjetshëm 2 ish-spiunët jugosllavë
Një gjykatë në Gjermani i ka dënuar sot me burg të përjetshëm dy ish-shefa të inteligjencës së Jugosllavisë, për orkestrim të vrasjes së një disidenti në Gjermani, para 30 vjetësh.
Kroatët, Josip Perkoviç, 71 vjeçar, dhe Zdravko Mustac, 74 vjeçar, zyrtarë të lartë të periudhës së komunizmit në shërbimin sekret të ish-Jugosllavisë, janë shppallur fajtor për bashkëpunim në vrasjen e kroatit, Stjepan Durekoviç, në Bavari në vitin 1983.
Këta dy persona, Kroacia i ka ekstraduar në vitin 2014.
Prokurorët kishin dyshime se vrasja e Durekoviçit ishte urdhëruar nga politikanët udhëheqës jugosllav.
Please follow and like us: