Albspirit

Media/News/Publishing

Jagland i kërkon Turqisë që të respektojë sundimin e ligjit

Zyrtari më i lartë evropian i cili vizitoi Turqinë që nga tentativa për grusht shtet, u ka kërkuar krerëve të saj që të veprojnë në përputhje me shtetin e së drejtës.

Thornbjorn Jagland, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, është takuar me figurat kyçe të qeverisë.

Ai tha se e kupton nevojën e Turqisë për  “tu marrë me ata që ishin pas grushtit të shtetit”, por kërkoi që të respektohen masat mbrojtëse dhe respektimi i ligjit.

Më shumë se 50.000 turq janë arrestuar dhe shkarkuar për lidhje të dyshimta me organizatorin e dyshuar të grushtit të shtetit Fetullah Gulen.

Por kleriku me bazë në ShBA Fethullah Gulen ka mohuar çdo rol në tentativën përmbysëse të shtetit.

Please follow and like us: