Albspirit

Media/News/Publishing

Mahir Zejnalov: Është e turpshme kjo që po ndodh me gazetarët në Turqi

 

Mahir Zejnalov: Është e turpshme kjo që po ndodh me gazetarët në Turqi

Statistikat të frikshme në Turqi. Më shumë se 60 mijë persona janë pushuar ose pezulluar menjëherë pas tentativës për grusht shteti të datës 15 korrik. Shumë prej tyre janë ish punonjës të administratës.

Bëhet fjalë për mësues, gjyqtarë, akademikë, dekanë univesitetesh dhe shumë të tjerë nga rradhët e ushtrisë. Ndërkohë shumë persona të tjerë janë arrestuar, përfshirë dhe një numër të madh gazetarësh, emra shumë të njohur të gazetarisë.

Gazetari turk, Mahir Zeynalov, i cili ka punuar prej vitesh në Turqi, i deportuar nga Turqia dy vite më parë për shkak të raportimeve të tij, ka reaguar në profilin e tij në rrjetin social Twitter. Ai ka shpërndarë fotot dhe profilet e gazetarëve të arrestuar, të cilat kanë patur një impakt të jashtëzakonshëm.

CNN: Mahir Zeynalov do të jetë më mua në studio nga Uashingtoni. Faleminderit që pranuat ftesën! Mahir, më shumë se 100 mediave u është hequr liçenca ose janë mbyllur nga autoritetet turke. Kryesisht janë media të njohura për qëndrimet e tyre opozitare dhe mbyllja e tyre duket si një masë për t’i mbyllur gojën medias. Një nga mediat e mbyllura është dhe ajo për të cilën ju punonit. Çfarë impakti do të ketë në të ardhmen mbyllja e këtyre mediave, sa i përket informimit të opinionit publik turk, për atë që ata lexojnë dhe dëgjojnë për ngjarjet që ndodhin në vendin e tyre?

Po, është ekzaktësisht kjo që thoni dhe ju. Më shumë se 131 media janë mbyllur në Turqi vetëm javët e fundit. Mendoj se është në vazhdën e masave të ndërmarra edhe më parë për t’i mbyllur gojën medias së lirë, medias kritike dhe opozitare.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan jo vetëm që po mbyll mediat kritika, por po krijon dhe median që mbështet atë. Arrestimet e fundit në rradhët e gazetarëve, tashmë e rendisin Turqinë në vendin e parë në botë për numrin e gazetarëve të arrestuar, duke kaluar dhe Kinën. Është shumë e vështirë dhe shumë e rrëzikshme që të jesh gazetar në Turqi.

Shikoni Majkëll, natën e organizimit të grushtit të shtetit, kam ndjekur të gjithë profilet në rrjetet sociale të gazetarëve të arrestuar. Pothuajse të gjithë këta gazetarë, në mënyrë kategorike kanë kundërshtuar grushtin e shtetit dhe kanë shprehur mbështetjen e tyre për qeverinë civile të zgjedhur nga votat e popullit.

Është e padrejtë që këta gazetarë t’i akuzosh si mbështetës të grushtit të shtetit të dështuar, pasi shumë prej këtyre gazetarëve përherë kanë qenë kundër grushteve të shtetit. Këta gazetarë janë emrat më në zë të gazetarisë në Turqi dhe gazetarë të shkëlqyer.

Ata gjithmonë kanë mbështetur qeveritë e zgjedhura me votën e popullit dhe gjithmonë janë shprehur për një shtet të së drejtës dhe kundër ndërhyrjes së ushtrisë në politikën e vendit. Është e turpshme që këta gazetarë të përballen me akuza të tilla për mbështetje të grushtit të shtetit dhe janë arrestuar.

CNN: Do të flasim më vonë më në detaje për këtë çështje. Publikimi i profileve të tyre në rrjetin social Tëitter kanë patur një reagim të jashtëzakonshëm. Pse vendosët që të bënit pikërisht këtë gjë?

Shumë media në të gjithë botën kanë paraqitur të dhëna dhe statistika për numrin e gazetarëve të arrestuar dhe nuk kanë dhënë detaje për punën e tyre. Pas arrestimit të këtyre gazetarëve, ndoqa reagimin e mediave dhe vura re që nuk kishte asnjë informacion për punën e tyre.

Pas secilit prej gazetarëve qëndron një histori suksesi e një gazetari të pavarur dhe profesionist. Këta janë kolegët e mi, me të cilët kam punuar në të njëjtën redaksi. Disa prej tyre, janë kolegë të mi me të cilët kam diskutuar dhe kam mësuar prej tyre dhe bashkë kemi marrë pjesë në shumë aktivitete dhe kemi mbuluar dhjetra konferenca.

Reagimi im në rrjetin social Twitterit kishte për qëllim që të tregonte që këta gazetarë nuk janë thjeshta statistika dhe numra, por këta janë gazetarë dhe analistë të shkëlqyer dhe nuk e meritojnë aspak që të arrestohen. Dhe në fund të çdo paragrafi kam shkruar vetëm një fjalë “I arrestuar”. Dhe ky është çmimi që ata po paguajnë për punën e tyre si gazetarë profesionistë.

Ishte një mënyrë për të respektuar dhe vlerësuar punën e secilit prej tyre. Dhe ju zgjodhët që të publikonit fotografitë tyre dhe nga një paragraf. Ju lutem më tregoni për Sahin Alpay. Ju shkruani se nuk njoh ndonjë person tjetër që të jetë përpjekur më shumë se ai për demokracinë në Turqi. Më tregoni pak për të ju lutem?

Sahin Alpay për një kohë të gjatë ka qenë një ndër opinionistët kryesorë të gazetës “Zaman”, e cila është sekuestruar dhe mbyllur nga qeveria. Ai gjatë gjithë jetës së tij dhe gjatë gjithë punës së tij si gazetar ka mbështetur demokracinë dhe pëherë ka qenë në mbrojtje të qeverive civile. Ai në të kaluarën ka kundërshtuar përherë ndërhyrjet interferencën e ushtrisë në jetën politike të vendit dhe grushtet e shtetit. Sahin Alpay është personi i fundit që mund të akuzohet për mbështetje të grushtit të shtetit.

Më flisni për një tjetër kolege tuajën. Ju shpreheni se pas saj fshihet një histori në mbështetje të demokracisë liberale. Më tregoni më shumë për Nazli Ilicak?

Po, është e vërtetë. Nazli Ilicak është një personalitet me bindje konservatore. Ajo është 72 vjeçe tani dhe është një gazetare dhe analiste e shkëlqyer. Në vite ka punuar në shumë prej mediave më në zë në Turqi dhe të gjithë e dinë që ajo përherë ka qenë një mbështetëse e paepur e demokracisë. Është e tmerrshme që të shohesh pas hekurave një personalitet si ajo, e cila gjatë gjithë jetës së saj, për dekada me rradhë ka qenë një mbështetëse e demokracisë.

Zoti Erdogan është shprehur se po mbron demokracinë në Turqi, ndërkohë të tjerë shprehen se ai po e rrënon demokracinë në vend. Mund të them se kjo është një marrëdhënie paksa e çuditshme në raport me demokracinë?

Grushti i dështuar I shtetit, është po aq I keq sa një grusht shteti i sukseshëm. Numri I personave të pushuar nga puna, në rradhët e akademikëve, mësuesve dhe administrata publike është shumë i madh. Mijëra të tjerë janë arrestuar. Shifrat flasin për më shumë se 20 mijë të arrestuar. Të dhënat tregojnë se këta persona nuk kanë asnjë lidhje me grushtin e shtetit të dështuar. Duket se Presidenti Erdogan po përpiqet të konsolidojë pushtetin e tij, ndërkohë që këtë moment, dështimin e grushtiit të shtetit mund ta përdorte për të rritur popullaritetin e tij.

Është e qartë që liria e shprehjes është në rrezik janë arrestuar dhjetra gazetarë, gjë që është shqetësuese. Por, sa I bindur jeni që Turqi po largohet orientimi i saj sekularist, I asaj Turqie që Kemal Ataturku donte të shikonte. A mendoni se Turqia po shkon drejt një vendi islamik?

Presidenti Erdogan është ai që është dhe që e njohin të gjithë. Kur ai erdhi në pushtet në vitin 2003, ai u shpreh se nuk ishte një islamist vendin e tij donte ta shikonte si anëtare të Bashkimit Europian dhe se ai ishte një liberal demokrat. Dhe siç e shohim, pas konsolidimit të pushtetit të tij, medias pro tij si dhe po instalon një Presidencë ekzekutive.

Ai tani flet si një islamist. Në natën e grushtit të dështuar të shtetit, I gjithë vendi doli në rrugë në mbrojtje të demokracisë. Dhe këto ishin shfaqje dhe brohoritjeje pro demokracisë. Por, kur shohim anën tjetër të saj, pamjet e xhihadistëve dhe islamistëve duke përdorur sllogane fetare. Në fakt ata ishin shumë të dhunshëm.

Kjo besoj, në një farë mënyrë është tregues I qartë I faktit se tashmë vendi ka një axhendë islamiste. Sigurisht që personat e këtyre pamjeve janë një përqindje e vogël e popullsisë, por është e sigurtë që Presidentin Erdogan po përdor retorikën fetare për të rritur mbështetjen e tij.

Please follow and like us: