Mbretëreshat më të bukura në histori, edhe Geraldina e Shqipërisë
5 bashkëshortet më të bukura mbretërore në histori
Pas çdo burri të madh, fshihet një grua e madhe. Kjo thënie e famshme ka ekzistuar prej kohësh. Ka një të vërtetë në të, sidomos kur bëhet fjalë për liderët botërorë. Gratë e bukura kanë qenë aty jo vetëm për të ndihmuar dhe mbështetur bashkëshortët e tyre liderë por edhe njerëzit që ai qeveris. “The Richest” ka renditur 5 bashkëshortet më të bukura mbretërore në histori.
Mes tyre është edhe Geraldina e Shqipërisë. Geraldina, rridhte nga një familje mbretërore dhe për bukurinë e saj të jashtëzakonshme ishte shpallur “Trëndafili i bardhë i Budapestit”. Mbreti Zog u martua me konteshën Geraldine Appony të mërkurën afër drekës, më 27 prill të vitit 1938. Geraldina që nga ai çast mori titullin e Mbretëreshës së Shqiptarëve.
5 – Mbretëresha Geraldinë e Shqipërisë
Historia e Mbretëreshës Geraldinë ka një pjesë tragjedie, si shumë të afërm të saj mbretërorë dhe fisnikë të epokës së pas Luftës së Parë Botërore. E lindur në Hungari, familja e saj humbi të gjithë pasurinë kur kombi i saj humbi në luftë. Për të jetuar, Geraldinës iu desh të punojë në një dyqan pranë muzeumit në Budapest. Por fati i saj ndryshoi. Në vitin 1937, Mbreti i Shqipërisë Zogu kur pa foton e saj ra menjëherë në dashuri dhe kërkoi takim me të. E turpshmja Geraldinë pranoi. Takimi u pasua nga martesa.
Në prill 1938, ajo u quajt Mbretëresha Geraldinë e Shqipërisë pasi u martua me Mbretin Zog. Por gëzimi i saj nuk zgjati shumë, pasi Musolini i Italisë pushtoi Shqipërinë dhe rrëzoi Mbretin. Ajo jetoi në mërgim pastaj dhe nuk ishte në gjendje të kthehej në vendlindjen e saj.
4 – Princeshë Soraya e Iranit
Princeshë Soraya e Iranit është mishërim i bukurisë persiane. E lindur në një familje fisnike, Soraya shpenzoi vitet e para të jetës duke studiuar në Londër dhe Zvicër. Bukuria e saj mahniti komunitetin Iranian jashtë dhe në vitin 1948 u prezantua tek Shah i Iranit. Princi i propozoi menjëherë për martesë dhe Soraya pranoi. Çifti mori dhurata nga liderët botërorë të asokohe si Josef Stalin, Harri Truman, Mbretëresha Elisabeta.
3 – Mbretëresha Jetsun Pema e Butanit
Mbretëresha Jetsun Pema e Butanit është një nga bashkëshortet më të rralla mbretërore, pasi është një njeri i thjeshtë që u martua me mbretin e Butani. Mbretëresha është e angazhuar shumë me bamirësinë, duke qenë se ka qenë e varfër vetë. Edhe pse e mirë edukuar, Jetsun e mat suksesin e jetës me lumturinë dhe jo me arritjet financiare.
2 – Mbretëresha Rania e Jordanisë
Bukuria e Mbretëreshës Rania te Jordanisë nuk është aspak e panjohur. Ajo e mban veten në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe është shumë e sofistikuar. Si gjithë femrat e bukura, edhe ajo magjeps publikun e bukurinë e saj. Kombinimi i bukurisë dhe inteligjencës së saj e bëjnë atë një nga femrat më të dashura. Ishin pikërisht këto tipare që e bënë Princin e Jordanisë Abdullah të marrosej pas saj.
1 – Grace Kelly, princesha e Monakos
Grace Kelly njihet për pjesëmarrjen në filmat hollivudianë përpara se ajo të bëhej Princesha e Monakos. Gjithnjë ka qenë magjepsëse dhe shumë e sofistikuar. Në një vizitë në Festivalin e Filmit në Kanë, ajo aksidentalisht u takua me Princin e Monakos, Ranier III. Bukuria e saj bëri që Princi t’i propozonte menjëherë dhe kështu ajo të bëhej Princeshë. Në vitin 1982, Princesha humbi jetën në një aksident tragjik me makinë. /TO/