Rrëzohet peticioni i artistëve, Rama pranon dorëheqjen e Kernit
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është pranuar dorëheqja e drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Ilir Kerni.
Ndonëse ditët e fundit një grup artistësh kishin nënshkruar një peticion për kryeministrin Rama që të mos e pranonte dorëheqjen e Kernit, qeveria ka aprovuar vendimin e tij të zyrtarizuar më 30 korrik.
Më herët Ilir Kerni kishte shprehur pakënaqësi për buxhetin që i ishte akorduar institucionit që ai drejtonte.
Kerni mori drejtimin e TKOB në vitin 2013 pas lirimit nga detyra të Zhani Cikos.
Please follow and like us: