Albspirit

Media/News/Publishing

Seksi shet/Anna Kournikova, si e joshi botën një “femër marketingu”

 

Nga Sheena McKenzie

Herën e parë që trajneri legjendar i tenisit Nick Bollettieri hodhi sytë tek 10-vjeçarja Anna Kournikova, mendimi i tij fillestar ishte: “Oh Zot”. Edhe pas një çerek shekulli, koha dhe vendi i takimit nuk i hiqet nga mendja 84-vjeçarit – ora 8.50 e mëngjesit. Fusha 40. “Kjo vajzë e vogël erdhi pranë meje dhe koshit të topave dhe tha: Kam ardhur për t’u stërvitur”, kujton trajneri i famshëm i disa prej lojtarëve më të mirë të botës si Andre Agassi, Jim Courier dhe Monica Seles.

Trajneri Nick Bollettieri duke i dhënë instruksione Anna Kournikovës kur ishte e vogëlTrajneri Nick Bollettieri duke i dhënë instruksione Anna Kournikovës kur ishte e vogël

“Mendova: Kush dreqin është kjo”, shton Bolletieri, pasi kishte parë imazhin e një vajze të vogël bionde plot vetëbesim. “Nuk i bërtita, sepse ishte e pabesueshme të shikoje inatin e një vajze të vogël që dukej sikur thoshte: Jam këtu, jam gati”. Ndërsa bërja e një prej sportisteve më të marketueshme nga mediat intensive ishte një tjetër çështje. Vetëm një dekadë më vonë, në moshën 22-vjeçare, Kournikova la turneun e saj për shkak të dëmtimeve në shpinë. Në atë moment ajo ishte në vendin e 8 në botë, kishte fituar dy grand slam-e në lojën çift në krah të Martina Hingis dhe kishte arritur të shkonte në gjysmëfinalet e Uimbëlldon që kur ishte 16 vjeç. Por ajo që e tërhiqte më shumë atë, ishte çmimi më i vlerësuar nga të gjithë, ishte trofeu solo. Për Anën qarkullonin zërat se “Kournikova është e bukur, por nuk fiton”.

Pamja seksi shet

Por përveç arritjeve të saj të shpeshta në sport, Kournikova, fitoi në mënyra të tjera që sporti rrallë i kishte parë. Ajo fitoi kontrata sponsorizimi me vlerë miliona dollarë dhe afeksionin e njerëzve që rrallë shihnin tenis. Ajo madje fitoi dhe internetin, duke u bërë në Google sportistja më e kërkuar në planet. Ndërkohë, virusi i kompjuterit “Anna Kournikova” joshi viktimat me një email tek i cili pretendohej se tregoheshin foto nudo të tenistes së njohur. Aq popullore ishte bërë ajo tashmë, sa madje mori pjesë edhe në një episod të serialit ‘Friends.’ Çdo djalë adoleshent që mbante një poster të Kournikova-s në murin e dhomës së gjumit, i kapërcente qëllimet e sportit. “Punëtorët e thjeshtë, biznesmenët, dhe kushdo tjetër po shihte tenis tani”, thotë Ken Merritt, që gjithashtu e ka trajnuar Kournikova-n tek akademia e Bollettieri-t. “Tenisi i femrave filloi të merrej më shumë në konsideratë pas shfaqjes së saj. Kishte shumë gjëra të tjera që Anna dhuroi për sportin që shkonin përtej humbjeve dhe fitoreve, apo pikëve në fushën e lojës”.

Nje nga fushata e marketingut te Anna Kournikoves

Oreksi global për markën “Kournikova” ishte i pangopur. “Tenistet femra gjithnjë janë parë si simbole seksi në një mënyrë që tejkalonte atë çka ato bënin, por kësaj radhe ishte diçka më e madhe”, thotë konsulenti i marketingut për atletët, David Skilling. “Dhe nuk mendoj se ishte faji i Anna-s. Është thjesht mënyra se si mediat e menaxhuan atë”. “Organizatorët e turneve shumë shpejt përfituan nga fama e saj, shpesh duke e vënë Kournikova-n në fusha më të mëdha se sa i përkiste një lojtare e rangut të saj”, thotë gazetari Ben Rothenberg. “Unë mendoj se shumë lojtare të tjera ishin xheloze për të, e ndoshta me të drejtë”, thotë ai. “Ajo mori më shumë vëmendje, dhe fitonte më shumë para se sa shumë lojtare të tjera që ishin më të mira se ajo”.

151105152629-anna-kournikova-fans-exlarge-169
Kundërshtarëve iu duhej të luftonin jo vetëm me Kournikova-n, por edhe me një “ushtri” admiruesish të saj. “Nëse ishim në një turne të madh, dhe Anna stërvitej, edhe nëse nuk ishte ndonjë ndeshje e fortë, të gjithë djemtë ishin atje për të parë Kournikova-n”, thotë Bollettieri. “Ajo ndizte spektaklin”.

Një monstër marketingu

Aq fitimprurëse sa kjo prani në qendër të vëmendjes nga mediat ishte, Skilling beson se ishte një arsye që tenistja nuk pati shumë sukses në trofetë vetjakë.

Në vitin 2003 Anna Kournikova u bë gruaja sportiste më e kërkuar në histori nga bota e marketingut

Sipas Skilling, Kournikova duhet ta limitonte ekspozimin para mediave, dhe duhet të shpenzonte më shumë kohë e përqendruar në ndeshjet e saj, si dhe të hiqte statusin e saj si simbol seksi. “Ajo u shndërrua në një monstër marketing”, shton Skilling. “Një atlet profesionist duhet të përqendrohet dhe të fokusohet në arritjen e objektivave nëse kërkon të shfaqë më të mirën e tij dhe të arrijë majat. Por nëse ndodhin shpërqendrime të këtij lloji, kjo sigurisht do të ndikojë tek loja”. Trajnerët më të mirë janë ata që ndajnë kohën e lojtarit të tyre mes sponsorëve, punës në ekip, stërvitjes fizike dhe asaj psikologjike, shton Bolletieri. “Nëse nuk arrin t’i plotësosh këto, të dëmton”, thotë ai. “Disa prindër, me një fëmijë së cilës i ofrohen 3,4,5 milion ata thonë se është në rregull me kaq”, tha Bollettieri për prindërit e sportistëve në përgjithësi. “E veçanërisht kur je i paraqitshëm. Dhe Anna Kournikova ishte shumë e paraqitshme”, thotë ai. “Nëse ajo të shikonte, meshkujt ishin gati të linin bashkëshortet e tyre”.

Arma vrasëse që nuk ishte kurrë e tillë

Më shumë se sa një dekadë pasi la tenisin, a i ka lënë pamja e bukur e Korunikova-s në hije arritjet e saj në sport? Nëse ajo do të kishte qoftë edhe një titull, padyshim që do ta kishte ngritur reputacion sportiv të Kournikova-s, thotë Rothenberg. “Mbase ajo duhet të luante në turne më të vegjël. Por Kournikova nuk i planifikonte turnetë e saj për t’u përpjekur për të fituar një titull. Ajo luante në turnetë më të mëdha, kundër më të mirave”. Dhe ndërsa Bolettieri nuk ngurron të lavdërojë aftësitë e Kournikova-s në tenis, ai thotë se nëse do ta trajnonte atë sërish do të fokusohej në ‘armën vrasëse që nuk ishte kurrë një e tillë’ – gjuajtjen e saj. “Sharapova, Agasi, motrat Serena, shumica e tyre kanë një gjuajtje shumë të fortë. Ne nuk arritëm ta nxirrnim këtë cilësi nga Anna,” thotë ai. “Mungesa e një arme, mungesa e një gjuajtjeje vrasëse, ishte arsyeja që ajo nuk fitonte turnetë”.

Buzëqeshja e fundit

Ditët e sotme, ka më shumë gjasa që ta shihni Kournikova-n si një trajnere fitnesi në reality show-n “The Biggest Loser”, apo të fotografohet nga paparacët, ndërsa darkon me të dashurin e saj Enrique Iglesisas.

Anna Kournikova duke pozuar si Marylin Monroe gjate nje fushate te Adidas

Por pavarësisht të gjithave, Kournikova bëri një karrierë të cilën shumica e lojtareve do ta ëndërronin, duke u bërë një pioniere për brezin e ardhshëm të yjeve rusë si Maria Sharapova. “Në kushtet e marketingut sportiv, ekziston një kufi për sa i përket paraqitjes së bukur të njerëzve”, shpjegon Skilling.
Dhe nëse e gjykon karrierën e një personi vetëm nga potenciali i fitimeve të tyre, nga kjo matje Kournikova del e fituar, shton Rotheneberg. “Pavarësisht se sa shumë e tallin, ajo doli fituese. Ajo e dinte fare mirë çfarë po bënte”, thotë ai.

Anna Kournikova duke pozuar per revisten Maxim

Në karrierën e saj të shkurtër, Kournikova fitoi një total prej 3.5 milionë dollarësh në turnetë e tenisit, relativisht pak në krahasim nga paratë që fitoi nga marketingu, plot 10 mln dollarë. Dhe tani ish-trajneri i 10-vjeçares thotë: “Sfida nuk është si ta bësh atë kampione, por si t’i mbash frerët e saj deri në kohën e duhur”. Ndërsa këshilla e tij për yjet e sotme është: “Krijo një skuadër njerëzish që e kuptojnë se suksesi nuk vjen brenda natës, por do kohë”./CNN/

Please follow and like us: