Albspirit

Media/News/Publishing

Tregtia me Greqinë zë 7.2 % të vëllimit të përgjithshëm

 

Shkëmbimet tregtare me Greqinë në muajin qershor të 2016-ës zunë 7.2 % të totalit të gjithë tregtisë.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, INSTAT, importet e mallrave nga Greqia në Shqipëri, gjatë periudhës janar-qershor 2016 arritën në rreth 21.677 milionë lekë, kur një vit më parë (2015) u importuan 22.185 milionë lekë.

Në vlerën e mallrave të importuara nga shteti fqinj, vendin kryesor e zënë grupi i mallrave “ushqim, pije dhe duhan” në vlerën 7.314 milionë lekë i ndjekur nga grupi “produkte kimike dhe plastike” në vlerën 3.756 milionë lekë dhe grupi “materiale ndërtimi dhe metale”. Importi i kësaj kategorie arriti për këtë periudhë vlerën e 3.256 milionë lekëve.

Ndërsa eksportet drejt Greqisë për këtë periudhë kanë shënuar një rritje të lehtë. Referuar të dhënave, eksportet shqiptare gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti drejt Greqisë llogariten në vlerën e 5.507 milionë lekëve. Në vitin 2015 në periudhën janar-qershor, eksportet nga Greqia llogariteshin 4,757 milionë lekë.

Please follow and like us: