20 planete ku mund të ketë jetë
Teleskopi i Nasa –s Kepler ka qenë tepër i zënë përgjatë këtyre 3 viteve të fundit, në përpjekje për të gjetur jetë aliene, duke zbuluar mbi 4 mijë planete jashtë sistemit tonë diellor.
Tashmë, një grup astronomësh kanë përpiluar një listë me planetet që kanë ujë, e ndoshta edhe jetë.
Ata kanë renditur 20 nga 4 mijë, që kanë më shumë gjasa që të jenë si planeti ynë dhe po i vështrojnë më nga afër këto kandidatë.
Një grup fizikantësh nga Universtiteti i San Franciscos studiuan me radhë planetet e zbuluara nga Kepler për të gjetur ata që mund të kenë jetë.
Ata gjetën 216 planete që ndodhen në “zonën e banueshme”, një hapësirë rreth një ylli në të cilin sipërfaqja e një planeti mund të përmbajë ujë.
Nga to, ata konkluduan se 20 prej tyre janë kandidatët më të mirë ku mund të ketë jetë.
Sipas Profesorit Stephen Kane, falë kësaj liste, tashmë është e mundur që të studiohen pikërisht këto planete për të mësuar më shumë rreth tyre dhe për të parë nëse janë vërtetë të banueshëm.
20 planetet e listuara nga shkencëtarët janë kryesisht me sipërfaqe prej guri dhe shumë të ngjashme me Tokën.
4 prej tyre janë rreth 20 – 50 përqind më masivë se Toka dhe në orbitën e tyre kanë një yll më të vogël se Dielli ynë.
Në dy prej këtyre botëve, sipas shkencëtarëve, mund të ketë nivele rrezatimi të ngjashme me planetin tonë.