Albspirit

Media/News/Publishing

Fotoja me Obamën, a i dhanë 80 mijë dollarët Ramës, trafikantët e drogës?

 

Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në PD Grida Duma, ka denoncuar, jo vetëm aferën 80 mijë dollarëshe të fotos së Edi Ramës me Presidentin amerikan Barack Obama, por edhe origjinën e këtyre parave të paligjshme. Sipas Dumës, ndërsa dy persona në SHBA janë në prag të dënimit, Edi Rama ende nuk po jep një shpjegim për këtë aferë.
Deklarata e plotë e Sekretares së Marrëdhënieve me Publikun në PD, Grida Duma

Edi Rama bën vazhdimisht paradë arrogante me foto të ditës, por ai ende nuk po jep një shpjegim publik, për foton e tij të jetës, atë me presidentin Oabama, për të cilën pagoi 80 mijë dollarë, duke financuar një krim të rëndë federal.
Dy vetë në Amerikë presin burgun dhe gjobën për krimin e kryer, futjen e parave nga një burim i huaj.
Shtetasi me origjinë greke Argeros që mundësoi transferimin e parave, dhe Bilali që siguroi biletën për Ramën në një aktivitet në tetorin e vitit 2012.
Të dy e kanë pranuar krimin dhe pritet të dënohen në vjeshtë me 5 vite burg e 250 mijë dollarë gjobë, për futjen e parave të pista në fushatën presidenciale nga një burim i huaj.
E gjitha, për ti siguruar Edi Ramës një shtrëngim duarsh me Obamën dhe një foto, e cila u përdor nga shefi i rilindjes në fushatën elektorale të vitit 2013 për të ardhur në pushtet .
Për këtë aferë, Edi Rama ka qenë në faqet kryesore dhe në kronikat e medias më të rëndësishme të botës.
Nga Uashingtoni në Bruksel e dinë se ai pagoi 80 mijë dollarë për një foto.
Kur, edhe sa kohë Rama nuk do të kthejë përgjigje?
Çdo shqiptar kërkon të dijë se ku i mori paratë?
Kush është burimi i tyre?
A janë para të ligjshme, apo para krimi?
A janë para droge?
Para të trafikantëve me të cilët erdhi në pushtet, me të cilët ka mbuluar sot gjithë Shqipërinë me kanabis, duke mbytur ekonominë e ndershme, duke rritur kriminalitetin, duke asfiksuar çdo aktivitet të ligjshëm.
Ai mund të heshtë për këtë fakt, mund të fshehë burimin e 80 mijë dollarëve.
Po shqiptarët e kanë kuptuar, e dinë dhe janë gati ta tregojnë se Shqipëria është më mirë pa Edi Ramën.

Please follow and like us: