Albspirit

Media/News/Publishing

I burgosuri shqiptar rreh në qeli ish-ministrin grek të Mbrojtjes

Një i burgosur shqiptar në Greqi ka qëlluar me grusht dhe bishtin e fshesës ish-ministrin grek të Mbrojtjes, Akis Cohaxopulos, i dënuar me 8 vite burg për fshehje të pasurisë.

Sipas raportimeve të mediave greke shtetasi shqiptar është 37-vjeçari Harri Kola, i cili njihet gjithashtu edhe si mik i ngushtë i terroristit Kristodulos Ksiros.

Por ndërkohë avokatët e ish-ministrit kanë reaguar përmes një deklarate, duke thënë se ka pasur thjesht një konfrontim verbal, por jo përplasje fizike.

Sipas tyre incidenti u shmang nga ndërhyrja e rojeve.

Mësohet se sherri mes shqiptarit dhe ish-ministrit ka nisur për dritën e ndezur të qelisë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së hënë.

Please follow and like us: