Albspirit

Media/News/Publishing

Korrupsion tek kolaudimi i mjeteve në Shkodër, me 20 mijë lekë futesh pa radhë

 

Dy persona janë arrestuar dhe 6 të tjerë janë nën procedim për një skandal në pikën e Kontrollit Teknik të Automjeteve në Shkodër.

Sipas Policisë, janë arrestuar Agim Shkjau, 49 vjeç dhe Çesk Prela, 26 vjeç, të dy banues në Shkodër. Ata mbanin dhe shisnin radhën për kontroll teknik për 1500­2000 lekë për çdo mjet duke përfituar nga mbingarkesa, ndërsa 6 të tjerë i mbështesnin. Policia e Shkodrës njoftoi se, në mbështetje të ankesave të qytetarëve dhe të dhënave policore, si rezultat i veprimeve hetimore, ka realizuar arrestimin e tyre për korrupsion pasiv në sektorin privat dhe njëkohësisht filloi procedimin penal në gjendje të lirë për “korrupsion aktiv në sektorin privat” të shtetasve :

1.S.C, 22 vjeç, banues në Shkodër.

2.E.A, 26 vjeç, banues në Trush Shkodër.

3.F.M, 29 vjeç, banues në Bushat Shkodër.

4.B.B, 36 vjeç, banues në Postribë Shkodër.

5.S.M, 23 vjeç, banues në Shkodër.

6.F.K, 30 vjeç, banues në Barbullush Shkodër.

Policia tha se vazhdon puna hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme, dhe materialet i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Shkodër.

Please follow and like us: