Albspirit

Media/News/Publishing

Nishani: Kushtetuta në ngërç/ S’është miratuar ende ligji

Presidenti Bujar Nishani në një dalje për mediat të paralajmëruar mesditën e kësaj të enjteje ka shpjeguar se ndryshimet kushtetuese hyjnë në fuqi më datë 11 gusht.

Ai tha se kjo kushtetutë ndodhet në një ngërç pasi nuk ka një ligj të përcaktuar për kriteret e vlerësimit të gjyqtarëve..

Presidenti ka afat deri më 16 gusht të propozojë 9 anëtarë të Këshillit të Emërimit të Gjyqtarëve

“Mirëpo amendamenti kushtetues  thotë se kriteret e emërimeve dhe propozimeve do të bëhen sipas ligjit specifik i cili nuk është miratuar ende nga Kuvendi”-tha Nishani

Kështu tha Nishani presidenti nuk mund të ushtrojë dot funksionin e tij për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve PËR Gjyqësorin pasi nuk ka të përcaktuar me ligj kriteret që gjenden në paketën e 7 ligjeve

Kreu i shtetit tha se presidenti ka për detyrë të zgjedhë me short anëtarët e KED/Citynews

Please follow and like us: