Albspirit

Media/News/Publishing

Përplasja mes ligjit dhe Kushtetutës, bllokon Nishanin

Përplasja mes ligjit dhe Kushtetutës, bllokon Nishanin/Ja pse Presidenti nuk hedh dot shortin për anëtarët e Këshillit të Emërimeve.

Presidenti Bujar Nishani nuk hedh dot shortin për  anëtarët e Këshillit të Emërimeve. Kjo për faktin se ka një përplasje mes ndryshimeve Kushtetuese të miratuar me consensus më 22 Korrik dhe pr/ligjit mbi Këshillin e Emërimeve që nuk është miratuar ende nga Kuvendi.

Kushtetuta hyn në fuqi më 11 Gusht dhe në të përcaktohet se brenda 5 ditëve, pra në datën 16 Gusht, Presidenti duhet të hedhë shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve.

Këshilli Emërimeve është institucioni i parë që ngrihet pas miratimit të reformës në drejtësi, por ngërçi nis me faktin se kriteret për shortin përfshihen në një pr/ligj që nuk është miratuar dhe duhet të miratohet pasi Kushtetuta të hyjë në fuqi.

Ishte kjo arsyeja sepse Presidenti Nishani deklaroi se ndodhet pa bazë ligjore për të ushtruar kompetencën e tij kushtetuese.

Kushtetuta parashikon se kur Presidenti  nuk hedh shortin,  kjo  kompetencë, i kalon Kuvendit. Por edhe ky i fundit nuk mund të hedhë shortin brenda afateve kushtetuese, çka do të thotë se në secilin rast kushtetuta do të shkelet.

Ky është ngërçi parë që krijohet që pas miratimit të ndryshimeve Kushtetuese, çka shpjegon edhe nxitimin e ndërkombëtarëve për të miratuar ndryshimet dhe paketën ligjore të reformës në drejtësi në të njëjtën kohë.

Please follow and like us: