Albspirit

Media/News/Publishing

Si ka ndryshuar pamjen spitali i Lezhës?

Disa muaj më parë deputeti Eduart Ndocaj bëri denoncime të vazhdueshme për situatën e mjerueshme të spitalit të Lezhës, duke qenë i vetmi ligjvënës i Qarkut që ngriti zërin dhe shqetësimin për gjendjen spitalit!

Por sot përmes disa fotove në rrjetet sociale, gjendja në këtë spital ka ndryshuar totalisht. Deputeti Ndocaj shprehet se është angazhuar për të ndryshuar kushtet në spitalin e Lezhës , por thekson se mungojnë ilaçet, për faktin se spitali i Lezhës nuk konsiderohet si rajonal.

Postimi i deputetit Eduard Ndocaj

Vetëm disa muaj më parë deputeti Ndocaj bëri denoncimet e vazhdueshme për situatën e mjerueshme të spitalit të Lezhës. Deputeti Ndocaj ishte i vetmi deputetë që e ngriti zërin dhe shqetësimin për gjendjen spitalit!

Madje, pas publikimit të videove dhe të gjendjes së mjerueshme të Spitalit nga deputeti Ndocaj u vunë në lëvizje edhe strukturat e spitalit që u zotuan që shpejt gjendja në spital do të ndryshonte. PD dhe deputetët e saj filluan të imitonin Ndocaj duke ardhur e duke bërë foto, por tashmë çështja e spitalit ishte bërë publike nga Ndocaj. Është për tu theksuar se asnjë media lokale në Lezhë nuk kishe marrë kurrë guximin të denonconte gjendjen e spitalit.

Sot, pas disa muaj, deputeti Ndocaj u thirr nga z. Salvator Bruka, zv. Drejtori i Përgjithshëm i Spitalit i cili i prezantojë situatën krejtësisht të ndryshuar të spitalit. Pra, e mbajtën premtimin që kishin bërë për të ndryshuar situatën e mjerueshme në spital. Sot, realiteti është krejt ndryshe e spitali është me standardet e kërkuara. Tashmë spitali ka ashensor, sepse me parë nuk kishte. Dyshekët janë ndryshuar e po ashtu çarçafët ndërrohen për çdo ditë.

Pastërtia në pavijone ka ndryshuar totalisht sic shihet nga fotot. Shqetësim është se mungojnë fondet për ilaçet e kjo për faktin se nuk trajohen si spital rajonal edhe pse realisht ai është spitali jo vetëm i qarkut të Lezhës, por krejt Veriut. Pa llogaritur edhe sezonin e turizmit. Prandaj, z. Ndocaj i bën thirrje ministrin Beqaj të bëj të pamundur që Spitali i Lezhës të ketë vëmendjen dhe statusin e merituar. 

 

Please follow and like us: