Berluskoni e shet Milanin tek kinezët
La gazzeta dello sport njofton lajmin e bujshëm se pas 30 vitesh, Silvio Berluskoni ka vendosur t’i japë lamtumirën Milanit. Më në fund ekziston një akord real mes grupit “Fininvest” që zotëron 99,93% të kuotave të klubit, dhe një grupi investitorësh kinezë që përflitej prej kohësh si blerësi i mundshëm.
Ata do të shpenzojnë 740 milionë euro (ku përfshihen 220 milionë euro borxhe), për të blerë të gjitha aksionet që zotëron familja Berluskoni. Palët do të takohen sot në Vila Çertoza për të firmosur marrëveshjen paraprakë, ndërsa brenda fundit të vitit do të bëhet kalimi i plotë i aksioneve.
Milani i ri do të jetë me pronësi kineze, por i një grupi të tretë që doli në skenë së fundmi. Nuk është ai “Fosun:, i cili bashkëpunon me menaxherin Horge Mendes, por është një menaxher tjetër kinez, Jonghong Li që mundësuar marrëveshjen në fshehtësi të plotë.
Grupi që do të zotërojë Milanin quhet “Sino-Europe Investment Management Changxing” dhe kontrollon mes të tjerave edhe “Haixia Capital”, fondin shtetëror kinez për zhvillimin dhe investimet.
Gjithçka është konfirmuar nga vetë klubi i Milanit nëpërmjet një njoftimi zyrtar në të cilin bëhej e qartë se këta investitorë kishin premtuar investime të rëndësishme për të ardhmen e klubit.
Please follow and like us: