Albspirit

Media/News/Publishing

BERZH: Gjykatat shqiptare japin drejtësinë më të dobët në rajon

 

gjykata shqiperia

Gjykatat në Shqipëri japin drejtësinë më të dobët në raport me 6 vendet e rajonit. BERZH ka marrë në studim performancën e gjykatave në rajonin e Ballkanit në dekadën e fundit dhe një sistem vlerësimi (nga 1 te 5, ku pesa i ofrohet vlerësimit më të lartë). Shqipëria shihet të ketë marrë vlerësim pak më shumë se 2 në gjashtë indikatorë që janë marrë në konsideratë, të cilët paraqiten në grafikët e mëposhtëm.

BERZH vlerëson se paanshmëria e vendimeve është rrezikuar në shumë raste. Rrjedhimisht, gjykatat dhe gjykatësit në juridiksione (Serbia, Kosova dhe Shqipëria) kanë dhënë vendime jokorrekte. Në këto vende, presionet për korrupsion janë shumë më të shpeshta se sa në vendet e tjera, ku sundon regjimi demokratik.

Një problem thelbësor mbetet cilësia e vendimeve, të cilat gjithashtu ndikojnë shpejtësinë e drejtësisë. Vendimet e hartuara dobët dhe të një cilësie të ulët ankimohen pothuajse gjithmonë në shkallët e tjera të gjyqësorit, duke bërë që e njëjta çështje të gjykohet sërish.

Raporti vëren se gjykatat në Kosovë, Shqipëri dhe Mali i Zi vuajnë nga mungesa e personelit. Gjykatat e Shkallës së Parë në zonat urbane janë zakonisht të mbingarkuara, ndërsa në rrethe, ngarkesa është më e ulët.

Raporti i BERZH thotë se shumë vendime të gjykatave në Shqipëri dhe Kosovë janë sipërfaqësore, me vetëm dy dëshmi.

Në një rast të falimentit në Shqipëri, një bankë ka humbur pretendimin e saj për të mbledhur të ardhurat e kredisë së papaguar, pasi gjykata refuzoi të hapë falimentimin.

Ndërsa ligji që rregullonte çështjen në fjalë ishte mjaft i qartë: procedura e falimentimit duhet të fillojë kundër debitorit që nuk arriti të bëjë pagesën në kohën e duhur, përveçse në rastet kur debitori dëshmon  se është financiarisht në gjendje për të paguar borxhin dhe në fakt paguan atë. BERZH thotë se, pavarësisht refuzimit të palës së paditur për të paguar borxhin në mënyrë të plotë, gjykata refuzoi të hapë procedurën e falimentit për shkak se ajo ka gjetur se debitori kishte mbyllur tre vitet e shkuara me fitim.

 

gjykata shqiperia

 

gjykata kosove

 

gkykata serbi

 

gjykata maqedoni

 

gjyakta Mali i Zi

 

gjykata kroaci

 

gjykata bullgari

 

gjykata Rumani

 

gjykata slloveni

Please follow and like us: