Facebook me risi të reja, ja ideja origjinale e kompanisë
Snapchati ka filtra të ndryshëm që hapen sapo ta hapni kamerën dhe tani Facebook është duke provuar të njëjtën gjë me fillimin e Lojërave Olimpike në Brazil. Në vend të tekstit “Çfarë po bëni?” në përditësimin e statusit, përdoruesit tani do të shohin një dritare të kamerës së hapur, duke realizuar premtimin e Mark Zuckerberg për t’i vendosur videot në zemrën e të gjitha aplikacioneve të Facebook. Veçoria e re përmban integrimin e parë zyrtarë të blerjes së fundit të Facebook-MSQRD-apo filterët e animuar, të cilët janë të ngjashëm me ata të Snapchat. Duke përdorur këta filtra, përdoruesit mund të aplikojnë ngjyra të ndryshme në fytyrat e tyre. /noa/
Please follow and like us: