Historia e një vajze të droguar dhe trafikantët që rrinë në krah të kryeministrit
Dritan Hila
Gusht 2004. Per shkak te pushimeve ndodhesha vetem ne Konsullaten e Barit. Policia italiane me njofton se nje vajze ishte kapur ne kalatat e portit duke dashur te hidhej per tu mbytur. E kishin çuar ne spital, dhe me thane qe ngjante te kishte probleme mendore. Thoshte se e kishin nisur nga Barcelona ne karrocerine e nje furgoni dhe e kishin hedhur ne portin e Barit. Vajta ta takoja. Ishte trup imet, me floke te zeza te prera shkurt dhe me sy te veshur nga nje perde boshlleku. Nuk dinte te thoshte shume.
Ndoshta edhe trembej pasi fjala “konsull” nuk i thoshte asgje. Me tha qe ishte nga Berati dhe kishte udhetuar me dite, jave, muaj (ne trurin e saj udhetimi nuk kishte kufij vendesh dhe kohe) ne nje furgon te zi ku e rrihnin vazhdimisht. Truri i saj ishte demtuar rende. As emrin nuk e kujtonte.
Drogat qe duhet ti kishin dhene, abuzimet qe i kishin bere, e kishin kthyer ne kufome te gjalle. Per fat nuk e kishin vrare.
Italianet me thane qe nuk e mbanin dot gjate ne spital. Nderkohe ne nuk kishim fonde ti prisnim bileten per atdhe. Edhe sot e kesaj dite perfaqesite diplomatike te vendit qe ka 1/3 e popullsise jashte, nuk ka fond per raste emergjencash humanitare. Por me ndihmoi agjensia Aferri dhe vajzat shqiptare qe punonin aty per ta nisur me nje pagese minimale.
E priti policia e Durresit. Shpresoj te kete gjetur prinderit e saj dhe paqe me veten.
Sot me kujtohet edhe nje nxenese e nenes time nga Shkodra. Ajo nuk pati fatin e vajzes nga Berati. Babai i saj u zhyt ne borxhe ne perpjekjet e fillimeve te kapitalizmit kur mundohej te bente tregeti.
Vajzen e bukur, te zgjuar e te ndrojtur, nxenesen e shkelqyer te sime mëje, e rrembyen borxhlinjte dhe e çuan prostitute ne Itali. Nje dite e gjeten te mbytur ne pyjet e veriut te Italise.
Zot, ki meshire per shpirtrat e humbura te femrave shqiptare.
(Me kujtohen keto raste sa here shoh disa funderina te denuara per trafik njerezor qe i rrine ne krah Kryeministrit, pasi i duhen te fitoje prape zgjedhjet)