Albspirit

Media/News/Publishing

LSI tallet me “Kaubojsin”: Rama do ta bëj ministër të Jashtëm

Pas deklaratave të deputetit socialist Eduart Ndocaj, i njohur si “Kaubojsi”, se Ilir Meta e ka kërcënuar me jetë, vjen një reagim prej deputetit të LSI-së, Gjovalin Kadeli.

Dukshëm reagimi i tij, i shpërndarë për mediat edhe nga LSI, përmban plot ironi për “Kaubojsin” dhe indirekt për kryeministrin Edi Rama.

Sipas Kadelit, “Kaubojsi” është përfolur si ministër i Jashtëm nëse do të ndryshohej qeveria.

Deputeti i LSI-së nuk shprehet më shumë, por burime të pakonfirmuara thonë se Rama i  kishte premtuar Eduart Ndocajt një post ministri për t’i marrë votën në Kuvend, thjesht sa për të krijuar shumicën prej 71 votash në rast të prishjes së koalicionit me LSI-në.

Lexoni më poshtë deklaratën e plotë të Gjovalin Kadelit.

Duke ndjekur rrjetet sociale sot ne mengjes  lexova teper i shqetesuar ,  si ligjvenes , por edhe si qytetar mbi nje ngjarje te rëndë qe thuhet se ka  ndodhur dhe me e keqja pritet te ndodhe pasi neser mund te jemi vonë ne reagimin tonë , shpreh indinjaten time te thellë lidhur me kercenimin qe i qenka bërë kolegut dhe njeriut tim z.Eduart Ndocaj  ( Kaubojsi )  nga kryetari i kuvendit apo media afer tij.

Ky kercenim   ( akoma nuk jam i bindur plotesisht per kercenimin, por si i thone ti dal te keqes perpara ),  vjen pas nje suksesi te arritur nepermjet votimit me konsensus ,votim i cili ka shqetesuar mjaft qarqe antishqiptare te cilet nuk e duan integrimin e Shqiperise , mendoj se ky kercenim mund te ket ardhur pasi para  konsensusit  z Ndocaj ( Kaubojsi ,siq e therrasin ) u perfol nga burime serioze per minister i jashtem ose minister i integrimit nese do te ndryshohej qeveria.

Prandaj i bej thirrje :

 –  Ministrit te rendit zotit Tahiri.

–   Prokurorit te pergjithshem z. Llalla

Te marrin masat e duhura dhe te hetojne kete rast ( nese esht e vertet ) dhe pergjegjesit e ketij kercenimi te dalin para drejtesise ne menyre qe jeta e depuetetit te jetë e sigurte dhe te vazhdoje jeten parlamentare per te cilen esht votuar.

 Shenim per lexuesit e Facebookut :  Megjithese mua si njeri i afert i tij me ka quajtur “nje fare deputeti Kadeli ”  unë perseri si njeri i afert i tij nuk i jam pergjigjur per aresye se mendoj me gjate se ai por kur vjen puna per sigurine  e jetes padyshim qe me ka e do me ketë ne krah.

Please follow and like us: