Lavrov dhe Kerry diskutojnë për ekstremizmin në Siri

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i tha sekretarit të Shtetit, John Kerry se lufta kundër ekstremizmit duhet të rritet në Siri, për shkak se disa militantë po përdorin gaz helmues për të sulmuar civilët.
Biseda u zhvillua përmes telefonit, një ditë pasi Moska kritikoi SHBA-në për veprimet në Siri, duke akuzuar Uashingtonin për mbështetje ndaj rebelëve.
Presidenti amerikan Barack Obama, deklaroi se nuk është i sigurtë në qoftë se mund t’i besojë Rusisë në bashkëpunim kundër ekstremizmit, por po i shqyrton mundësitë.
Please follow and like us: