Albspirit

Media/News/Publishing

Për një BE pa Turqinë

Autokracitë nuk kanë vend në Bashkimin Europian. Këtë nuk e ndryshojnë as bisedimet e stërzgjatura për antarësim. BE-ja duhet të shkëputet prej një iluzioni mendon Bernd Riegert.

Symbolbild Aufhebung Visumspflicht für türkische Staatsbürger

Kancelari i Austrisë Kern e shpreh hapur atë, që prej kohësh e kanë të qartë të gjithë politikanët përgjegjës në qendrën e BE-së në Bruksel: bisedimeve të antarësimit me Turqinë duhet t’u jepet fund. Me sa duket ato qysh në fillimin e tyre në vitin 2005 kanë qenë të destinuara të dështojnë. Presidenti i Komisionit të BE-së, Jean Claude Juncker, të paktën e pranon, që Turqia edhe për vite te tëra nuk do të jetë në gjendje të antarësohet.

Para njëmbëdhjetë vjetësh vendet anëtare të BE-së ende kishin shpresa, se asokohe kryeministri miqësor ndaj Europës Erdogan do të mund ta drejtonte brenda një dekadë Turqinë e karakterizuar prej myslimanizmit në një demokraci moderne me zhvillim ekonomik. Lajtmotivin e paraqitur atëherë prej Erdoganit, se një ditë Turqia do ta dominojë BE-në, në union e injoronin me paramendim.

Asnjë shpresë më për përparim

Sot shpresat janë shuar. Rexhep Tayip Erdogan u shndërrua nga një reformator në një president autokrat, i cili e minon shtetin ligjor, kufizon lirinë e shtypit e së fundi me dekretet në gjendjen e jashtëzakonshme, po përgatit përfundimisht transformimin e shtetit turk në nje regjim presidencial. Deklarata e tij për “spastrime” shoqërore janë një ogur i keq.

Riegert Bernd Kommentarbild AppBernd Riegert

Erdogani dhe shtetit, që ai ka krijuar, nuk janë aspak në gjendje për antarësim. Madje tani as që e ka vullnetin për këtë. Shumë kohë përpara puçit të dështuar në 2014 presidenti pati thënë, se as që “nuk i bëhet vonë”, nëse BE-ja do ta pranojë ose jo Turqinë. Asokohe ai me ndihmën e një drejtësie të nënshtruar arrestonte gazetarët e padëshiruar. BE-ja nuk duhej të përzihej, vlerat europiane atij nuk i interesonin.

Bashkimi Europian megjithatë ende kapet pas vendimit të marrë një herë, të vazhdojë më tej bisedimet e antarësimit që kanë mbetur të hapura pa rezultate. Përse duhet të vazhdojnë këto bisedime, kur gjithkush e di, që ato asnjëherë nuk do të çojnë tek antarësimi? A nuk do të ishte më e ndershme, ashtu siç kërkon kancelari i Austrisë, që të flitet me karta të hapura?

BE-ja nuk është më në gjendje të zgjerohet

Për zgjerimin e BE-së natyrisht që gjithmonë bëjnë pjesë të dyja palët. E ndershme do të ishte edhe të thuhej, se sot unioni nuk është në gjendje ta pranojë Turqinë: sepse do të mbingarkohej si në aspektin ekonomik edhe në atë institucional. Por edhe gatishmëria në shumë vende anëtare të BE-së për të pranuar 80 milionë njerëz nga një rreth tjetër kulturor, është mjaft e kufizuar. Në Gjermani baza e partisë konservatore, kristiandemokrate të drejtuar prej kancelares është strikt kundër antarësimit të plotë të Turqisë.

Presidenti Erdogan është ankuar për europianët, të cilët nuk duan t’i kenë turqit mes tyre, sepse ata janë myslimanë. Këtu ka diçka të vërtetë. Kryesisht qytetarët skeptikë të BE-së nuk duan turq – të cilët si Erdogani – e shohin Islamin si ideologji superiore dhe nënçmojnë BE-në duke u shprehur për “klubin e kristianëve”.

Antarësimi i Turqisë në BE duhet të ratifikohet në secilin vend anëtar, pjesërish përmes referendumeve. Ndaj gjithsesi ka pak gjasa për një vendim pozitiv. Pra ka ardhur koha, që të dyja palët të bien dakord për një objektiv të ri të bisedimeve. Një bashkëpinim më intensiv ekonomik dhe një partneritet sigurie për t’u mbrojtur nga terrorizmi janë tema komplekse, në të cilat kanë interes të dyja palët.

E gjitha dështon qysh me mollën e sherrit Qipron

De facto prej shumë vitesh nuk zhvillohen më bisedime antarësimi, madje ato asnjëherë nuk kanë nisur si duhet. Kjo ka të bëjë me faktin, se Turqia që nga viti 2005 refuzon me insistim ta njohë anëtaren e BE-së, Qipron. Pjesën veriore të ishullit Turqia e mban të pushtuar në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Të gjitha përpjekjet për ta zgjidhur këtë problem deri tani kanë dështuar kryesisht prej rezistencës turke. Nuk mund të parashikohet, që presidenti me orientim nacionalist Erdogan do të lëkundet në këtë drejtim. Vetëm për këtë arsye bisedimet e antarësimit nuk kanë kuptim.

Dhënia fund formalisht e bisedimeve të antarësimit kërkon me sa duket një vendim të vështirë të kryetarëve të shteteve dhe qeverive të BE-së. Por shanset për antarësimin e Turqisë ka kohë që janë të humbura. Për fat të keq Turqia është larguar nga BE-ja. Endrra për një Turqi europiane ka plasur si një flluskë sapuni.

Please follow and like us: