Albspirit

Media/News/Publishing

Përplasje e re mes Turqisë dhe SHBA

erdogan1

Seri e re në përplasjen mes Ankarasë dhe Washingtonit. Protagonist është dhe njëherë më shumë predikuesi Fetullah Gulen. Autoritetet turke kanë lëshuar zyrtarisht mandatin e arrestit për imamin në ekzil prej vitesh në Pensilvani, duke krijuar bazën formale për kërkesën e ekstradimit. Por sipas asaj, që shkruan “Wall Street Journal”, Shtëpia e Bardhë nuk pranon të dorëzojë imamin në duart e drejtësisë turke.

Nga Ankaraja, prokurori Kan Tunkai ka renditur një sërë akuzash ndër të cilat: Përpjekje për rrëzimin e qeverisë turke dhe ndalimin e funksionit të saj, privimi i qytetarëve nga liria personale me përdorimin e forcës, kërcënimit apo mashtrimit, tentativë vrasje të Presidentit të Republikës, tentativë për rrëzimin e parlamentit turk për të ndaluar funksionimin e tij, si dhe tentativë për rrëzimin e rendit kushtetues. Lëshimi i mandatit të arrestit nga ana e prokurorisë i hap rrugë kërkesës për ekstradim.

Por kjo përplasje për ekstradimin e imamit është një çështje e vjetër politike e rindezur pas përpjekjes për grusht shteti në 15 Korrik. Erdoan fajëson Gulen dhe pas 15 Korrikut ka bërë presion ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të dorëzojnë predikuesin.

Por Washingtoni nuk ka ndërmend të pranojë dhe sipas “Wall Street Journal”, autoritetet amerikane nuk u besojnë provave të prezantuara nga Ankaraja kundër Gulen.

Please follow and like us: