Albspirit

Media/News/Publishing

Shefi i kërkon seks në makinë, 21-vjeçarja e transmeton live në FB

Një vajzë transgjinore nga Hawai ka denoncuar live në Facebook mbikëqyrësin e saj teksa ai i kërkonte favore seksuale.

21-vjeçarja Makana Milho ishte dënuar më parë nga Gjykata pasi kishte vjedhur një çantë dhe tashmë ishte në liri me kusht duke kryer shërbim në komunitet. Asaj i ishte ngarkuar detyra për të pastruar tualete e zonës për 6 ditë dhe për ta kontrolluar kishte një burrë 47-vjeç.

Por ndërsa ajo ishte duke lëvizur me makinë së bashku me të, ai e ngacmon në të pasmet dhe nga ky moment vajza vendos që ta transmetojë të gjithë bisedën dhe veprimet, live në Facebook.

Në këtë video ajo kishte etiketuar njëkohësisht edhe Policinë për të qenë sa më e sigurt që nuk do t’i ndodhte asgjë që ajo nuk dëshironte.

Kështu 47-vjeçari ka përfunduar i arrestuar nga Policia dhe pritet vendimi për të.

48992336.cached

http://content.jwplatform.com/players/0zJjuBdY-DH8wQcDr.html

Please follow and like us: