Skandal me dosjen e Rinasit
Dosja e Rinasit është futur në një rreth vicioz. Prokuroria dhe Gjykata prej 30 qershorit kur ndodhi edhe grabitja e rreth 1 milion euro nga persona ende te paidentifikuar ne pistën e aeroportit te Rinasit, nuk po gjejnë rrugët procedurale per te përcaktuar organin kompetent per dhënien e masës së sigurimit. Në Gjykatën e Krimeve të Rënda u zhvillua ketë te premte masat e sigurisë për 5 punonjësit e Rinasit, te akuzuar per shpërdorim detyrës. I pari që doli para trupit gjykues ishte Arben Karafili, të cilin gjykata e la në burg, së basku me 3 personat e tjerë Bledar Blloshi, Fadil Jonuzaj dhe Kujtim Picari. I vetmi që u la me arrest shtëpie ishte kryetari i degës teknike të aeroportit, Vangjel Nikolla, c’ka solli edhe reagimin e forte te avokatit te tij Vladimir Meci. Për të gjitha ecejaket që ka bërë kjo dosje dhe gabimet e drejtësisë pritet që çështja ti delegohet për hetim Gjykatës së Krujës, pasi organi i akuzës së Krimeve të Rënda nuk ka gjetur element të veprës pelene që implikojnë të arrestuarit të jenë pjesë një organizate kriminale ose të kenë krijuar grup të strukturuar kriminal.